E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/Zbardhet ‘puna’ që bënte me vjehrrin

Dy janë pistat në të cilat është e përqendruar policia, pas ekzekutimit të 26-vjeçarit Jurgen Kurti. Ai u qëllua për vdekje disa herë me automatik nga dy persona, të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë, kur ndaj tij u qëllua duke e lënë të vdekur në vend.

Një pistë ku është përqendruar prokuroria dhe policia e Tiranës është ajo e hakmarrjes, pasi Kurti është përfshirë në vrasjen e babait të tij dhe shtetasit Agim Arapi, në Durrës. Lidhur me vrasjen e Kurtit, policia e Tiranës ka sekuestruar disa pamje filmike të zonës dhe 15 gëzhoja automatiku. Po sipas burimeve të akuzës, pista e dytë është ajo e përfshirjes së 26-vjeçarit në fajde.

Kjo pasi vjehrri i viktimës, në Durrës njihet si person që jep para me fajde, veprimtari në të cilët kohët e fundit ishte përfshirë dhe Jurgen Kurti, i cili negocionte dhe kërcënonte borxhlinjtë për kthimin e shumave të parave që i kishin marë vjehrrit të tij.

Jurgen Kurti njihej si një personazh VIP, e ndërsa kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh, kjo pasi babai i tij kishte qenë një biznesmen i njohur në kryeqytet.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...