E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit

Pas pothuajse dy ditësh nga vrasja mafioze e Jurgen Kurtit, Policia ka shpallur në kërkim djalin e Agim Arapit, Dervis Arapi.

Jurgen Kurti ishte një nga të akuzuarit për vrasjen e Agim Arapit, i cili u dhunua për vdekje në vitin 2017.

Nuk dihet se cilat prova e kanë çuar policinë drejt kësaj piste, pasi sipas sistemit TIMS, Dervis Arapi nuk ndodhej në Shqipëri që prej janarit të këtij viti.

Policia dyshon se Dervis Arapi mund të ketë hyrë në Shqipëri në mënyrë ilegale, por nuk përjashtohet edhe urdhri për vrasje me pagesë.

Pas vrasjes së Jurgen Kurtit, dje foli për mediat e veja e Agim Arapit, Vjollca Arapi, pra nëna e të shpallurit në kërkim, e cila tha se nuk ka dashur vdekjen e tj, por kërkonte që drejtësia të vepronte.

Vjollca kërkonte me forcë burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin thoshte se “është përgjegjës për dy vrasje, burrit tim dhe babait të tij”. Pas ngjarjes së 11 prillit 2017, Jurgen Kurti u shoqërua nga policia dhe më pas u la i lirë, ndërkohë, dy të akuzuarit e tjerë, Kujtim dhe Konstandin Ekonomi u arrestuan. Kostandini u shpall i pafajshëm, ndërsa Kujtimi u dënua me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesia./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...

Dështimin e “Lëvizjes Berisha”, nuk e ndal dot as Sali Berisha

Nga: Mero Baze Lulzim Basha ka filluar të ketë fat pa bërë asgjë. Si në shumicën e karrierës së tij politike. Beteja e rrugës që...