Aktualitet

Ekzekutimi i ekstremistit grek në Bularat, flet motra e Kacifas: Qeveria greke të ushtrojë presion


               Publikuar në : 21:00 - 21/10/19 Enno

Një vit pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, motra e tij e madhe, Violeta tha për mediat greke se është në pritje të zbardhjes së vrasjes së 35-vjeçarit.

Ajo kërkon të dijë arsyet pse vëllai i saj u ekzekutua dhe autopsinë.

“Na tregoni nëse ka diçka pse ata ekzekutuan vëllain tim. Na jepni dosjen e çështjes. Diçka duhet të ishte dhënë. Nuk ka asnjë përgjigje serioze përgjegjëse. Ata duan një zgjatje tjetër. Ata duan ta zgjasin çështjen për më 2020. Nëse ata kanë video pse nuk na tregojnë? Familja nuk mund të qëndrojë në atë mënyrë“, deklaroi ajo për mediat helene. Këto të fundit shprehen se policia shqiptare vijon të terrorizojë pakicën etnike greke në jug të Shqipërisë.

Fillimisht, autoritetet shqiptare thanë se Kacifasi ishte ai që hapi fillimisht zjarr ndaj tyre, prandaj qëlluan drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Kostandin Kacifas u vra në Shqipëri më datë 28 tetor, ditën e Pavarësisë së Greqisë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT