E diel, 22 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Ekzekutimi i Çausheskut shmangu përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Diktatura komuniste rumune, ishte e përgjakshme. Ndaj fundi i përgjakshëm i diktatorit të saj Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortes së tij Elena më 25 dhjetor 1989, u duk i natyrshëm për shumëkënd. Gati gjysma e Evropës, vuajti për gati gjysmë shekulli pasojat e rregjimeve moniste.

Por ai rumun ishte tepër i egër. Kur Çaushesku u ngjit në pushtet në vitin 1965, forcat rumune të sigurisë (Sekuritate), kishin vetëm një qendër kombëtare të përgjimit të ngritur nga KGB-ja sovjetike, dhe 11 degë rajonale. Në vitin 1978, ajo kishte 10 qendra kombëtare përgjimi, 24 qendra rajonale dhe zotëronte 1000 njësi të lëvizshme përgjimi.

Gruaja e Çausheskut, Elena porositi shërbimin sekret që edhe e bija, Zoja, që e kishte kritikuar kultin e individit dhe situatën e rëndë ekonomike të rumunëve të zakonshem, të survejohej çdo minutë të jetës së saj. Apartamenti i saj u mbush me mikrofona në të gjitha dhomat, deri në banjo.

Disa agjentë u ngarkuan ta ndiqnin ditë natë. Madje në një rast e shoqja e diktatorit në prani të shefit të sigurimit, ndiqte përgjimin e momenteve intime të së bijës me të dashurin e saj gazetar. Gruaja e diktatorit vendosi ta çojë gazetarin në Afrikë, për të mundësuar eleminimin pa zhurmë të tij në ndonjë aksident të rastësishëm të sajuar, që s’mund të vërtetohej si vrasje.

Nën sundimin e Çausheskut, në Rumani përdoreshin 10 milionë mikrofona përgjimi, për të gjithë popullatën. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 300 mijë rumunë vdiqën gjatë diktaturës rumune, dhe mbi 650 mijë të tjerë u burgosën. Çaushesku lindi më 26 janar 1918 në Skorniceshti, në një familje fshatarësh.

Kur ishte 11-vjeç u transferua në Bukuresht për t’u bërë këpucar. Ai u anëtarësua 3 vjet më vonë në Partinë Komuniste, duke u arrestuars disa herë. Në vitin 1943 internohet në kampin e përqendrimit Targu Jiu, ku njihet me George Dej që do të bëhej udhëheqës i vendit pas luftës, deri në vdekjen e tij në vitin 1965-ën, kur në krye u ngjit Çaushesku.

Ai ruajti një kurs stalinist, ndonëse pati marrëdhënie me vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në. Çaushesku ishte i fiksuar të linte gjurmën e vet tek Rumania. Ndaj në vitet 1970, nisi zbatimin e një projekti gjigant të rindërtimit të vendit, në fshatra dhe qytete.

Në kryeqytet ndërtoi atë që njihet si “Shtëpia e Popullit”, godina më e madhe në Evropë, ku aktualisht ndodhet selia e parlamentit rumun. Por pavarësisht veprave madhore, varfëria në vend mbeti e madhe. Politikat e tij kundër abortit, përfshirë edhe taksën deri 20 për qind mbi pagën për të gjithë rumunët mbi 25 vjeç që nuk ishin bërë ende prindër, shtuan ndjeshëm popullsinë, duke e thelluar më tej varfërinë.

Mijëra fëmijë u braktisën në jetimore, si pasojë e pamundësisë për t’i rritur. Investimet pa përfitime të mëdha, e zhytën vendin në borxhe të mëdha, mbi 13 miliardë dollarë, duke e bërë të pashmangshme rënin e regjimit. Ndaj në dimrin e vitit 1989, nisën protestat fillimisht në qytetin e Timishoarës.

Policia ndërhyri në mënyrë brutale, duke vrarë dhjetëra protestues. Kjo sjellje, vetëm sa e ndezi më tej revoltën. Më 21 dhjetor, Çaushesku organizoi një tubim të madh në Bukuresht, për të treguar se popullin e donte. Por sapo nisi të flasë, turma filloi ta fishkëllejë. Ajo skenë nuk ishte parë asnjëherë në 24 vitet e sundimit më dorë të hekurt.

Ai dhe bashkëshortja e tij, u larguan prej andej me helikopter. Protestat u përhapën në mbarë vendin. Një nga arsyet kryesore, ishte tradhtia e gjeneralëve të ushtrisë, që u bashkuan me manifestuesit. Dikatori rumun u kap në qytetin e Tërgovishtes. Pas një procesi gjyqësor që zgjati vetëm 1 orë, ai u shpall fajtor për krimet ndaj popullit, dhe u dënua me vdekje.

Ngjarjet në Rumani bënë xhiron e botës. Ato konstrastonin dukshëm me rënien paqësore të Murit të Berlinit, dhe bashkë me të edhe të regjimit komunist në Gjermaninë Lindore. Por edhe me Revolucionet e Kadifenjta në vendet e tjera të Lindjes si në Poloni, Çekosllovaki apo Hungari.

Ndërkohë ngjarja u prit me entuziazëm në Shqipëri nga populli, dhe me frikë nga udhëheqja e lartë komuniste. Të frymëzuar nga rumunët, shqiptarët nisën të ndëmerrnin aktet e para të rebelimit ndaj regjimit. Më 14 janar 1990, në Shkodër u mbajt demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri.

Mijëra shkodranë, dolën në qendër të qytetit, duke u përpjekur të rrëzojnë bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arritën ta shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues u arrestuan, dhe u dhunuan në burgje. Ndërkohë më 26 mars 1990, shpërtheu një tjetër demonstratë antikomuniste në qytetin e Kavajës.

Rebelimi nisi që në stadiumin e qytetit, ku po luhej një ndeshje e kampionatit të futbollit. Sërish forca të shumta policore e shtypën me egërsi demonstratën. Por frika tashmë ishte vrarë. Më 2 korrik 1990, mijëra njerëz mësynë në selitë e ambasadave në Tiranë.

Njëkohësisht, mijëra të tjerë nisën të arratisen në rrugë tokësore në Greqi dhe ish-Jugosllavi, ku për fat të keq dhjetëra prej tyre mbetën të vrarë nga rojet kufitare. Ngjarjet kulmuan në dhjetor 1990, me lëvizjen studentore që çoi në shpalljen e pluralizimit partik pas 45 vitesh.

Në disa intervista më vonë, Ramiz Alia e pranoi se udhëheqja politike u trondit nga ngjarjet në Rumani, dhe i druhej një skenari të ngjashëm në Shqipëri, që mund të degradonte në një luftë civile. Veç kërkesës popullore për ndryshimin e regjimit, ai kishte edhe presionin e zyrtarëve më radikalë komunistë, që kërkonin mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Alia deklaroi publikisht se Shqipëria nuk ishte “as lindje as perëndim”, se ajo ishte një rast i veçantë, që nuk kishte lidhje me zhvillimet në vendet e tjera. Gjatë vitit 1990, ai tentoi të ndërmerrte disa reforma ekonomike, brenda suazës së ekonomisë së centralizuar.

Por ishte tepër vonë. Shqipëria ishte zhytur në një krizë të gjithanshme, nga e cila nuk mund të dilej ndryshe veçse përmes ndarjes me regjimin monist. Shembja relativisht paqësore e një diktature që në 46 vite kishte derdhur shumë gjak shqiptarësh, i detyrohet shumë revolucionit rumun. Por ndryshe nga Rumania, Shqipëria është ende sot shumë prapa me hapjen e dosjeve, zbardhjen e plotë të krimeve të diktaturës, dhe distancimin e shoqërisë prej tyre.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...