E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Ekzekutimi i 50-vjeçarit/Merret në pyetje ish-dhëndri, ja për çfarë dyshohet

Një pistë e re po hetohet nga Policia e Shtetit lidhur me ekzekutimin e 50-vjeçarit nga Fieri, Ahmet Toska. Burime nga uniformat blu thanë për ‘Panoramën’, se për vrasjen e 50-vjeçarit është marrë në pyetje edhe ish-i fejuari i vajzës së tij. 50-vjeçari u vra pak ditë më parë në lagjen e tij në Fier, pak metra pasi kishte dalë nga shtëpia, në sy të bashkëshortes së tij.

Paraprakisht dyshohet se Toska mund të jetë vrarë si pasojë e ndonjë konflikti, pas ndarjes së vajzës së tij. Ky detaj ende nuk është konfirmuar, ndërsa uniformat blu po vijojnë hetimet.

Nga 12 kamerat e sigurisë së zonës kanë pikasur agresorin, një të ri me kapuç që çalon. Gjithashtu të njëjtat burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se arma që është përdorur në këtë krim, është shumë e veçantë. Me një pistoletë të atij lloji, sipas grupit hetimor, janë kryer vetëm dy vrasje në Shqipëri.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:00 në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. 50-vjeçari, Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe e ka ekzekutuar me një plumb në kokë. Ndërkohë banorë të zonës shprehen se Toska nuk njihej si njeri problematik. Ata thonë se ai punonte në një pikë karburanti, ndërkohë që bashkëshortja e tij në një furrë buke.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...