E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ekzekutimi i 32-vjeçarit/ Në kërkim ‘i forti’ i Shkodrës, historiku i krimeve

Fillimi i kësaj jave nisi me një ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës. Një 32-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri, teksa ishte shpallur i humbur prej tre ditësh. Trupi i të ndjerit Endrit Mustafa u gjet në zonën e Livadheve në lagjen Guerrile, pranë brigjeve të liqenit në Shkodër, me 5 plumba. Kanë qenë prindërit, të cilët kanë denoncuar zhdukjen e të riut. Pas ekzekutimit, ai është tërhequr nga autorët rreth 3 metra më tutje, tentativë kjo me gjasë për të fshehur trupin. Familjarët e viktimës dyshojnë se ai ka dalë nga banesa, pasi kishte marrë një mesazh në telefon. Nga ai çast, ai humbi kontaktet me familjarët e tij. Pak metra larg trupit të tij, është gjetur një armë tip pistoletë, e cila nuk dihet ende nëse është arma me të cilin është kryer ekzekutimi. Sakaq mësohet se në zonën e vrasjes, ekspertët kriminalistikë kanë gjetur 8 gëzhoja, të cilat bashkë me pistoletën, janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë, në kërkim të gjurmëve të autorëve.

Policia zbardh krimin e rëndë, identifikohet autori

Ekzekutimi i 32-vjeçarit Endrit Mustafa, duket se ka marrë një tjetër rrjedhë, ndërsa policia ka arritur që të zbardhë rrjetin. Tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vepruan me mjaft mjeshtëri për eleminimin e Mustafës. Uniformat blu, në një kohë të shpejtë kanë arritur që të bien në gjurmët e autorit dhe bashkëpunëtorëve. Policia e Shkodrës njoftoi se pas kësaj vrasje qëndronte Ibrahim Liçi, 28 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ai vrau pa pikë mëshire 32-vjeçarin Endrit Mustafa, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në zonën e Livadheve në Shkodër. Të njëjtat burime zyrtare njoftuan më tej se kanë prangosur shtetasin e mitur Ergys M., 15 vjeç i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Ibrahim Liçit në këtë krim. Po ashtu është arrestuar dhe shtetasi me inicialet E. A., 26 vjeç, banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

E shkuara e errët e Endrit Mustafës

Saga e vrasjeve të ndodhura muajt e fundit në Shkodër, me gjasë mund ketë sjellë ekzekutimin e 32-vjeçarit. Një nga pistat ku po hetohet ngjarja është ajo e larjes së hesapeve mes bandave kriminale, me të cilat viktima dyshohet të jetë përfshirë. Endrit Mustafa u gjet i vrarë me 5 plumba, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga familjarët prej tri ditësh. Mustafa është një emër i njohur për blutë e Shkodrës, pasi më parë ka qenë dënuar për plagosje. 32-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilalin. Këta dy të fundit u ekzekutuan në një atentat më 30 mars të vitit 2019, dhe si autori i kësaj ngjarje u akuzua pikërisht Ibrahim Liçi, i cili akuzohet dhe për vrasjen e Endrit Mustafas. Ibrahim Liçi është arrestuar më herët nga policia dhe si “truri” i një bande gjobëvënësish ndaj tregtarëve, ku në pranga përfunduan nëntë persona, si pjesë e këtij grupi kriminal. Ibrahim Liçi është djali i ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak Shkodër, Mustafa Liçit, i cili është arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës. Këtij të fundit i ekzekutuan në një atentat në gusht të vitit 2018 të vëllanë, Fatbardh Liçin, ngjarje kjo e ndodhur në qendër të Shkodrës, ndërsa më herët në janar iu bë atentat me tritol Lul Kullës, kunatit të Fatbardh Liçit, të cilit ai i mbijetoi.

Për vrasjen e Endri Mustafës, policia ia ngarkoi Ibrahim Liçit, i cili rezultonte në kërkim edhe për disa vrasje të tjera. Në këtë vrasje rezulton i përfshirë edhe një 15 vjeçar. Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasin i mitur Ergys M., 15 vjeç, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Liçin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafën.

Po kush është Ibrahim Liçi?

Ibrahim Liçi është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Liçi. Së fundmi ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme. Sipas policisë, Liçi është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër. Astrit Bilali, i cili mbeti i vdekur së bashku me të vëllanë e tij më 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet. Ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 prilli”.
Ibrahim Liçi ka një histori të gjatë përplasjesh dhe njihet nga policia. Ai ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Liçi, në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamed Liçi i dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Liçin.

Detajet e policisë

Shkodër

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.05.2021, në lagjen Guerrile, Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi E. M. Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit. Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.

Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. / Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...