E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë në mes të rrugës.

Gjin Ndoji, i cili u gjet me një plumb në kokë, dyshohet se mund të jetë ekzekutuar për gjakmarrje. Viktima rezulton me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Trupi i të riut u gjet pak metra larg mjetit të tij, tip “BMË”, që e kishte marrë me qira para disa ditësh.

Bëhet me dije se policia ka gjetura në vendngjarje katër gëzhoja kallashnikovi. Ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë të shtunën në orën 11:00

“Foltorja” e radhës do të jetë në Rrëshen. Ish-kryeministri Sali Berisha njofton qytetarët se “Foltorja” me demokratët do të jetë në 22 janar, në...

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “kompetencash”. Policia...

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Më shumë se një muaj pas ngjarjes është prangosur në Tiranë autori i plagosjes me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. 26-vjeçari...

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...