E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Ekzekutimi i 25-vjeçarit/Policia flet për armë, familjarët thonë “hurma”

Të dhëna kontradiktore ka ngjarja e rëndë që ndodhi pas mesnate në Tiranë. Kamera e një servisi në zonën ku ekzekutua 25-vjeçari Klodjan Rasha, mund të hedhë dritë në lidhje me këtë ngjarje. Sipas policisë, Rasha i ka drejtuar armën policit, dhe kjo e ka detyruar atë ta ekzekutojë.

Nga ana tjetër, familjarët e viktimës pretendojnë se i riu ka qenë i paarmatosur. Xhaxhai i të ndjerit tha për mediat se ka patur dy hyrma në dorë dhe ka dalë nga shtëpia për të pirë kafe.

“Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë.

Pastaj kanë thënë se ka vdekur. Ka dalë me pi një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Kur na thanë ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, gjatë ditës ka qenë duke punuar. Çfarë armësh more zotëri? Baba i vetë ka qenë duke fjetur. Na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin.

Dhe në emër të vëllait, kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Se si ka ndodhur, se çfarë është bërë nuk dimë.

Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë të na e zbardhë deri në fund, sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë”, deklaroi xhaxhai i viktimës.

Ishte ora 01:45, kur Klodian Rasha u dallua nga efektivët e policisë në afërsi të Laprakës. Atij iu kërkua të ndalonte, por Rasha refuzoi dhe i drejtoi policisë një send, në dukje armë. Kjo bëri që një prej efektivëve të policisë të hapte zjarr ndaj të riut, duke e lënë fillimisht të plagosur. Rasha u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Lexo edhe :   Ndihen lëkundje tërmeti në vend
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përgjimet/ Studiuesi Baçi: Rama po i gënjen shqiptarët çdo ditë

Studiuesi dhe analisti Agim Baçi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, teksa është ndalur te përgjimet e antimafias italiane, të cilat lidhin disa...

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë një...

Merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit, pranga drejtorit të Kadastrës

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat, Ervin Nelaj ka rënë prangat e policisë. Ndaj 38-vjeçarit, është ekzekutuar masa e sigurisë ‘’Arrest...

I dënuar për vrasjen e 4 oficerëve, Dritan Dajti dërgohet me urgjencë në spital

I dënuari për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, Dritan Dajti është dërguar në spitalin e QSUT-së, teksa mësohet se do t'i nënshtrohet një...

Pse BE duhet të shpejtojë me integrimin e shpejtë të Ballkanit në union

Nga: Srđan Cvijić & Dimitar Bechev “European Western Balkans” Në vitin 2006, Javier Solana, kreu i atëhershëm i diplomacisë së Bashkimit Evropian, deklaroi se misioni...