E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Ekstremistë të djathtë tek policia – Armiq të shtetit në uniformë

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Sërish policia gjermane tronditet nga një skandal. Por reagimet nuk sinjalizojnë, se po merret seriozisht dimensioni i katastrofës nga politika dhe policia, mendon Hans Pfeifer.

Le të përfytyrojmë një skenar të tillë: Ministri i Punëve të Brendshme të landit me popullsinë më të madhe del para shtypit. Ai ka për të bërë të ditur një lajm shokues. Është zbuluar një rrjet i madh ekstremishtësh tek policia. 29 gra e burra janë liruar nga detyra. Të 29 personat janë përkrahës të rrjetit terrorist të “Shtetit Islamik”. Në grupin e tyre të chat-it ata kanë shpërndarë propagandë denigruese dhe kanë ngritur lart dhunën e islamistëve. E këtë e kanë bërë të pazbuluar prej tetë vitesh. – Që paraprakisht policia gjermane kishte për të qenë në kryetitujt e mediave, sepse paskërka kaq shumë simpatizantë të IS-it në radhët e autoriteteve, që kanë dërguar nga kompjuterat e policisë kërcënime për vrasje. Një skenar i tmerrshëm, që për fat të mirë nuk ka ndodhur.

Por çfarë do të kishte ndodhur në Gjermani, në një rast të tillë? Tek policia nuk do ishte lënë gur pa lëvizur. Me të drejtë.

Policët ekstremistë të djathtë jo raste të veçuara

Në rastin real të ekstremizmit tek policia nuk bëhet fjalë për islamistë, por për ekstremistë të djathtë. Të 29 policet e policët e liruar nga detyra ishin anëtarë të një grupi në chat, ku ndanin imazhe të Hitlerit dhe urrejtje raciste të formës më të ulët, e kjo që nga viti 2012. Një skenar i tmerrshëm edhe ky, dhe madje real.

Po tani? Ministri i Punëve të Brendshme të landit Renani Veriore-Vestfali nuk mendon të japë dorëheqjen. Kreu më i i lartë për sigurinë në Gjermani, ministri federal i Punëve të Brendshme nuk thotë asgjë, por ministria e tij bën fjalë për “turp”. Sindikata më e madhe e policisë, GdP në publik e vret mendjen për futbollin në kohë të Coronës. Kreu i sindikatës së policisë zakonsiht aktiv në sulme, shan rrugët anësore për biçikleta, socialistët e rinj dhe jep mendim për pranimin e refugjatëve nga Greqia. A kishte edhe ndonjë gjë tjetër këtu?

Lexo edhe :   Policia dhe RENEA aksion në Laç, arrestohet biznesmeni
Lexo edhe :   Mosbajtja e maskës: Policia ndëshkon 'të pabindurit', numër i lartë gjobash

Megjithë tronditjen e premtimin për zbardhjen e plotë, politika mbetet çuditërisht e paprekur nga zgjatja e mëtejshme e listës me rrjete ekstremiste të djathta tek ushtria dhe policia. Ata ose kanë ndarë me njëri-tjetrin pamje të Hitlerit, simbole të NS-it, kërcënime për vrasje, urrejtje raciste, ose kanë magazinuar armë apo municion.

Më shumë se një protestë kundër kancelares

Për ta bërë edhe njëherë të qartë: këta “shërbëtorë të shtetit” nuk e bëjnë këtë si protestë kundër refugjatëve apo kancelares Merkel, jo ata janë përkrahës të fashizmit hitlerian që kreu vrasjen e milionave hebrenjve, sinti dhe romëve, kundërshtarëve politikë dhe personave me aftësi të kufizuara. Ata janë armiq të shtetit në uniformë. Çdo zbardhje serioze për strukturat dhe përmasat e racizmit dhe esktremizmit të djathtë në radhët e policisë gjermane ka dështuar deri tani. Edhe tani ministri Horst Seehofer e ka refuzuar një studim të tillë.

Mungon zemërimi i shoqërisë

Në një kohë që çështja e dimensioneve të ekstremizmit të djathtë tek policia nuk është e parëndësishme, por në fund të fundit në radhë të dytë. Sepse edhe një rast i vetëm e trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në autoritetet e sigurisë. Tek kush duhet të drejtohet një person që kërcënohet nga neonazistët? Që i duhet të dëgjojë fyerje raciste? Tek policia? Dhe këtë me ndjenjë të mirë sigurie? Zor besoj.

Që politika sillet me kaq rutinë ndaj njoftimeve katastrofale që dalin prej aparatit të sigurisë, mund të ketë në fund një arsye: Nuk ka një empati të vërtetë, nuk ka një aftësi për të bashkëndjerë me ata që vuajnë nga ndërlidhjet ekstremiste të djathta brenda policisë. E këta janë në radhë të parë refugjatë, gjermanë migrantë, njerëz me ngjyrë dhe kundërshtarë të ekstremizmit të djathtë. Solidariteti i shoqërisë me këtë pjesë të madhe të shoqërisë është i zbehtë. Edhe më e dobët është britma e vetë policisë për problemet në radhët e saj, e kjo është tronditëse./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Falsifikim masiv i testeve të Covid-19, Berisha publikon denoncimin e qytetarit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social, Facebook denoncimin e një qytetari i cili thotë se në Shkodër po falsifikohen masivisht testet për...

U skualifikua nga listat për deputet, Shehu: Vendimet i merr Kryetari e Kryesia

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas përjashtimit nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputetë në PD. Shehu thotë se vendimin për të...

Shtatzënë për herë të dytë, deputetja e PS me koronavirus

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e cila është në pritje të fëmijës së dytë është infektuar me koronavirus. Gjendja e saj është e stabilizuar...

Bardhi publikon videon: SPAK-u e ka të thjeshtë hetimin për inceneratorët

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se...

Covid-19, Brataj: Maska e nevojshme, ja cilat nuk duhen përdorur

Edhe pse mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme që nga 15 tetori, ende ka debat lidhur me efikasitetin e tyre. Kreu i Urgjencës Kombëtare,...