Ekonomi

Eksportuesit japin alarmin: Po falimentojmë nga rënia e Euros

               Publikuar në : 11:30 - 12/01/19 S.N

Eksportuesit në Shqipëri kanë organizuar një mbledhje, ku i bënë thirrje institucioneve për të marrë masat e duhura që të ndalin humbjet që ka ky grup biznesesh nga rënia me 8% në harkun e një viti të monedhës Euro.

Po ashtu, shoqatat e prodhuesve kërkuan që administrata tatimore të bëjë rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Këto detyrime që shteti nuk i ka kthyer mbrapsht, së bashku dhe me humbjet nga rënia e Euros, kanë bërë që eksportuesit të jenë në prag të falimentit, raporton Klan.

“Kërkojmë nga ana e qeverisë të bëjë rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së sipas ligjit dhe me përparësi për ndërmarrjet e përpunimit aktiv dhe ndërmarrjeve të tjera që iu takon sipas ligjit rimbursimi i TVSH-së”.

Monedha e përbashkët europiane arriti rekordin më të ulët në fund të muajit Dhjetor, ndërsa tashmë është forcuar ndjeshëm teksa këmbehet me 125.57 lekë. Përpara mbylljes së vitit 2018, ishin fasonët që bënë të njëjtat kërkesa, por tashmë me ta janë bashkuar edhe shoqata e industrialistëve, bimëve medicinale dhe prodhuesve të ushqimeve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT