Teksa dukej sikur Vlora ra në qetësi nga atentatet mafioze, një shpërthim tritoli e ka tronditur qytetin bregdetar. Burimet paraprake të policisë thonë se një shpërthim tritoli ka ndodhur në një objekt në ndërtim në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale. Blutë e Vlorës njoftojnë se lënda plasëse ishte vendosur në një objekt në ndërtim, por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D.K.
Vlorë/Informacion paraprak
Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.