Ekspertja e OBSH: Rastet e infektimit janë rritur me 11% gjatë javës së kaluar

Rastet e infektimit me Covid-19, janë rritur me 11% javën e kaluar. Lajmi është konfirmuar nga Maria van Kerkhove, një eksperte e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Po ashtu, ajo është shprehur se nuk është koha për të hequr dorë nga ndjekja e masave anti-Covid.

“Në javën e kaluar kemi parë një rritje prej 11% të transmetimit në të gjithë botën. Nuk është koha të heqim dorë.”, tha ajo.

Që prej fillimit të pandemisë në të gjithë botën, janë shënuar mbi 120 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë mbi 2 milionë pacientë.