E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Ekspertët ndryshojnë mendim, fëmijët shtojnë përhapjen e virusit

Nëse keni dëgjuar ndonjëherë adoleshentë që flasin dhe qeshin gjatë pushimeve, ose i keni parë të grumbullohen në një supermarket; mund të habiteni që gjërat kanë shkuar kaq mirë në shkolla gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në fund të tetorit, revista shkencore “Nature”, publikoi një studim të dhënash që arrinte në një përfundim të qartë sigurues: “Të dhënat e mbledhura në mbarë botën po sugjerojnë gjithnjë e më shumë se shkollat ​​nuk janë vatrat të nxehta për infeksionin e koronavirusit”, duke shtuar dhe më tej, se shkollat ​​mund të “rihapen” në mënyrë të sigurt, aty ku transmetimi i virusit në komunitet është i ulët.

Por gjërat kanë ndryshuar. “Transmetimi komunitar i virusit” është bërë mjaft i lartë në shumë pjesë të Gjermanisë, dhe efekti i “bllokimit” aktual ka qenë zhgënjyes. Rastet e reja kanë mbetur në nivele të larta, ndërsa në disa rajone kanë vazhduar rritjen me një shpejtësi alarmante. Po cilat janë arsyet? Ku e marrin njerëzit virusin?

A ndodh transmetimi i virusit vetëm në dyqane, që mbetën të hapura këtë vjeshtë, në kontrast me bllokimin e pranverës? Apo po ndodh në shkolla? Për shkak të numrit vazhdimisht të lartë të rasteve, Akademia Kombëtare e Shkencave Leopoldina, ka bërë thirrje këtë javë për një bllokim të rreptë para Krishtlindjeve, përfshirë mbylljen e shkollave sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kancelaria Angela Merkel gjithashtu iu lut drejtuesve të landeve, që fëmijët t`i nisin më herët pushimet e Krishtlindjeve, dhe t’i zgjasnin pushimet. Nga perspektiva e epidemiologëve, ky do të ishte një veprim vërtet i arsyeshëm.

Të dhënat sigurohen nga një analizë ende e pabotuar, e një fushate të gjerë testimesh në shkollat e Austrisë, e cila zbuloi se SARS-CoV-2 prek po aq nxënësit sa edhe mësuesit.

“Shkollat ​​nuk janë oaze qetësie”- thotë udhëheqësi i studimit Mikael Vagner, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Vjenës. “Lënia hapur e tyre përbën një rrezik serioz”- shton ai. Megjithatë ai argumenton, se mbyllje të tilla duhet të shoqërohen me një “komunikim të sinqertë në lidhje me efektet që do të kishte kjo në ecurinë e pandemisë”, dhe se do të funksionojë vetëm “nëse pjesa tjetër e popullsisë luan rolin e saj, duke shmangur shumë nga aktivitetet me një rrezik të lartë infektimi”.

Studiuesit dhe epidemiologët, e kanë nënvlerësuar prej kohësh rolin e luajtur nga fëmijët në përhapjen e koronavirusit të ri. Një nga arsyet, është se ata shfaqin rrallë ndonjë simptomë, dhe për pasojë testohen shumë më rrallë sesa të rriturit.

Edhe një studim i fundit të botuar në “Science”, theksonte se fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk preken aq me lehtësi nga virusi sa të rriturit. Por mendohet se kjo rezistencë e shtuar ndaj SARS-CoV-2, balancohet nga sjellja e tyre -kontaktet e tyre të shumta dhe të ngushta sociale.

Një provë për këtë është ofruar nga analiza e fundit e një studimi britanik, sipas të cilit virusi po përhapet kryesisht në një grup demografik. Ai zbuloi se edhe kur infeksionet po rriten në të gjitha grupmoshat, niveli pozitiv është më i lartë tek fëmijët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Duke qenë se fëmijët shpesh janë asimptomatikë, është e vështirë të dihet nëse infeksionet e tyre identifikohen aq shpesh sa tek të rriturit. A mund të luajnë ata të njëjtin rol në pandeminë e koronavirusit si gjatë sezonit të gripit, kur janë përhapësit kryesorë?

“Fëmijët pasqyrojnë nivelet e infeksionit nga të cilat ata janë të rrethuar”, thotë mikrobiologu Vagner.

Por për shkak se janë kaq shpesh asimptomatikë, ekspertët besojnë se ekziston një numër mjaft domethënës i rasteve të pa raportuara. Për ta zbuluar këtë gjë, Vagner iu bashkua shkencëtarëve të tjerë nga Universitetet e Gracit, Linzit dhe Insbrukut, për të nisur një studim të gjerë mbi shkollat në fund të verës që shkoi.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

“Nxënësit e shkollave nën moshën 14-vjeçar, ishin të infektuar në një shkallë të ngjashme me mësuesit”- thotë Vagner. Që nga fundi i shtatorit, studiuesit austriakë kanë vizituar më shumë se 240 shkolla. Ata shpresojnë të testojnë deri në 15.000 fëmijë midis moshës 6-15 vjeç, përveç 1.200 mësuesve, për të krijuar një madhësi përfaqësuese të mostrës.

Një analizë e mostrave fillestare, zbuloi një normë pozitiviteti prej 0.4 për qind midis atyre që u testuan në mënyrë të rastësishme. Por nga nëntori, analizat po zbulojnë një rritje të konsiderueshme të këtij numri. Kjo do të thotë që qindra nxënës dhe mësues në shkollat ​​austriake mund të infektohen pa e ditur këtë gjë.

Ndërkohë në shkollat ​​e zonave më të varfra u zbulua se kishte 3.5 herë më shumë teste pozitive me Coid-19 sesa gjetkë, gjë që përputhet me normat e infektimit tek lagjet me të ardhura më të ulëta. Njerëzit në zona të tilla jetojnë shpesh më afër njëri-tjetrit, dhe bëjnë punë që nuk i lejojnë të punojnë nga shtëpia.

Një studim në SHBA i kohëve të fundit, zbuloi rezultate edhe më dramatike. Ekspertët shëndetësorë në Çikago, krahasuan 3 grupmosha:fëmijë nën 5-vjeç, ata 5-17 vjeç,dhe nga 17 deri në 65 vjeç. Ata zbuluan se më të rinjtë përmbanin një ngarkesë virale në fyt 10-100 herë sesa personat e moshuar.

Gjithsesi e paqartë është shkalla në të cilën fëmijët infektojnë të tjerët, edhe përse nuk shfaqin simptoma. Si mund t`a përhapin ata virusin nëse nuk kolliten, dhe nuk kanë hundë me sekrecione? Për më tepër, mushkëritë e tyre janë më të vogla, gjë që do të thotë se nuk lëshojnë aq shumë aerosole pas çdo frymëmarrje.

Me sa duket, ata e përhapin infeksionin kur kolliten ose teshtijnë për shkak të sëmundjeve të tjera që mund të kenë. Fëmijët e vegjël pësojnë mesatarisht midis 6 deri 10 ftohje në vit – deri në 5 herë më shpesh sesa prindërit apo gjyshërit e tyre.

Sipas një analize të kryer nga pediatria Petra Zimerman në Spitalin e Kantonit Friburg në Zvicër, gati 8 nga 10 fëmijë të infektuar me virusin SARS-CoV-2, kishin gjithashtu infeksione të tjera në të njëjtën kohë. Një studim rasti në kontenë Salt Leik në SHBA, zbuloi gjithashtu se fëmijët e kopshtit janë mjaft efikasë në përhapjen e virusit.

Burimi i lajmit: https://www.spiegel.de/international/world/new-on-the-covid-19-front-lines-children-may-be-driving-the-pandemic-after-all-a-95e4c0e7-2ea0-479b-ac27-d17f07d147a5

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...