E martë, 19 Janar, 2021
4 C
Tirana

“Ekonomia shqiptare vuan nga Ramavirusi”/ Basha takim me bizneset në Tiranë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me bizneset në njësinë numër tetë në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se banorët e kësaj zone po përballen me një krizë të thellë dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama.

Sipas Bashës edhe pse vendi ndodhet në krizë, Rama i ka dhënë ditën e djeshme 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Postimi i plotë:

Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI.

Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...