E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Ekonomia botërore në vitin 2021: Kush do fitojë dhe kush do të humbasë

Nga Steve Schifferes “The Conversation”

Koronavirusi i ri e ka gjymtuar rëndë ekonominë botërore. Vitin e shkuar, PBB-ja globale pësoi rënien e saj më të madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Miliona njerëz mbetën papunë, ndërsa qeveritë pompuan triliona dollarë në ekonomitë e tyre, për të parandaluar dëme edhe më të mëdha.

Sidoqoftë, një rimëkëmbje gjatë vitit 2021 mbetet shumë i pasigurt. Ekonomia e Kinës po rritet sërish fuqishëm. Por shumë nga vendet më të pasura të botës, mund të mos dalin plotësisht nga kriza para vitit 2022. Edhe pabarazia është e shfrenuar.

Ndërsa 651 miliarderët e Amerikës, e kanë shtuar me 30 për qind kanë pasurinë e tyre neto, në 4 trilionë dollarë amerikanë, 250 milion njerëz në vendet në zhvillim mund të përballen me varfërinë absolute, dhe deri gjysma e fuqisë punëtore globale mund të kenë humbur jetesën që bënin më parë.

Shpejtësia me të cilën mund të frenohet pandemia, do të ketë një ndikim të madh në ecurinë e ekonomisë botërore. Në garën midis llojeve të reja të koronavirusit, dhe shpërndarjes së vaksinave, një fitore e hershme nuk është aspak e sigurt.

Edhe vendet e pasura që kanë siguruar shumicën e vaksinave të mundshme, mund të dështojnë të vaksinojnë mjaftueshëm njerëz për të siguruar imunitetin e tufës deri në fund të vitit 2021. Ndërkohë në vendet në zhvillim, ku vaksinat në përgjithësi do të jenë të pakta, virusi pritet që të përhapet më tej.

Përfituesit e mëdhenj të kësaj situate, ka të ngjarë të jenë vende si Kina dhe Koreja e Jugut, të cilat patën sukses në shtypjen e hershme të Covid-19. Ekonomia kineze parashikohet të rritet me 8 për qind këtë vit, mbi 2-fishin e normës se vendeve më të suksesshme perëndimore edhe para pandemisë.

Kina po zgjeron ndikimin e saj ekonomik në të gjithë Azinë, me një zonë të re të tregtisë së lirë në Paqësor, dhe me projekte të mëdha infrastrukturore përgjatë rrugëve të saj tregtare në Evropë dhe Afrikë. Ajo po investon gjithashtu në teknologji të përparuara, për të zvogëluar varësinë e saj nga zinxhirët e furnizimit perëndimor për përbërës të tillë si gjysmëpërçuesit. Ajo mund të kapërcejë brenda 5 viteve SHBA-në si ekonomia më e madhe në botë, ose 2 herë më shpejt sesa parashikohej më parë.

Për vendet e pasura si SHBA, Britania e Madhe dhe ato në Evropën kontinentale, panorama është më pak rozë. Pas rimëkëmbjeve afatshkurtra në verën e vitit 2020, ekonomitë e tyre kanë ngecur. Ngërçi u nxit më shumë nga vala e dytë e pandemisë sesa nga bllokimet.

Megjithatë, humbësit më të mëdhenj të vitit 2021, ka të ngjarë të jenë vendet në zhvillim. Atyre u mungojnë si burimet ekonomike për të siguruar vaksinat e mjaftueshme, ashtu edhe sistemet e duhura të shëndetit publik për të trajtuar një numër të madh pacientësh me Covid-19.

Gjithashtu këto vende nuk mund t`a përballojnë që t’u japin bizneseve subvencione të mëdha qeveritare, si ato që kanë parandaluar papunësinë masive në Evropë dhe SHBA. Me kërkesën  e dëmtuar për materialet e tyre për shkak të recesionit në Perëndim, dhe me mëpak ndihmë në dispozicion nga vendet e pasura për të lehtësuar borxhet e tyre të mëdha, ato nuk mund të përballojnë dot bllokime të mëtejshme për shkak të pandemisë.

Edhe vendet që më parë kishin një rritje të shpejtë ekonomike si Brazili, India dhe Afrika e Jugut, po përballen me periudha të vështira. Për shembull, Afrika e Jugut nuk kualifikohet për të marrë vaksina nga programi COVAX për vendet shumë të varfra.

Por nga ana tjetër nuk ka mundësi të blejë ndonjë vaksinë në treg, pavarësisht se i prodhon ato në vend për kompanitë farmaceutike perëndimore. Vende të tilla, kishin më parë një shtresë të mesme në rritje; tani miliona punëtorë të varfër do të detyrohen të rikthehen në fshatrat e tyre dhe lagjet e varfra urbane për shkak të mungesës së mundësive për punë, ku do të përballen me varfëri masive,madje edhe uri.

Efektet ekonomike të pandemisë, kanë qenë të ndryshme në të gjithë shoqërinë. Ata që punojnë me kohë të plotë, shpesh në punë të mirë-paguara dhe që tani punojnë nga shtëpia, kanë mbledhur kursime të konsiderueshme, pasi kanë më pak mundësi për të shpenzuar nga paga.

Shumë të pasur, sidomos në SHBA, kanë përfituar nga rritjet e mëdha të tregut të aksioneve, të nxitura nga sukseset e kompanive si Amazon, Netflix dhe Zoom, për shkak të pandemisë. Dhe kjo prirje duket se do të vazhdojë. Çështja kryesore për ekonominë globale është nëse këtë vit,ata që e kanë punën të sigurt dhe me të ardhura të larta,a do t’u kthehen modeleve të tyre të mëparshme të shpenzimeve, apo do t’i mbajnë kursimet në kushtet e një pasigurie të vazhdueshme.

Ndërkohë, shumë nga ata që e kanë humbur punën e tyre, do të përpiqen të gjejnë një punë të re, ose do të rikthehen në nivelet e tyre të dikurshme të të ardhurave, veçanërisht pasi sektorët me paga të ulëta si shitja me pakicë dhe sektori i turizmit,nuk ka gjasa qëtë rimëkëmben plotësisht pas pandemisë. Ky grup përfshin shumë të rinj, gra dhe pakica etnike.

Pabarazia mund të rritet, ndërsa qeveritë e pasura zvogëlojnë subvencionet e mëdha që përdoren për të mbajtur në punë shumë punëtorë. Në SHBA, ngërçi politik mbi shpenzimet e mëtejshme të ndihmës për amerikanët, u zgjidh vetëm në minutën e fundit, ndërsa republikanët do të synojnë tani të minimizojnë shpenzimet e administratës Bajden.

Evropa sapo ka arritur një marrëveshje të pashembullt, për të siguruar një ndihmë të financuar nga BE-ja ndaj vendeve anëtare më të prekura nga pandemia. Por tensionet mbi shtrirjen e paketës dhe atë se kush duhet të jenë përfituesit,ndoshta do të vazhdojnë.

Bashkëpunimi mund t`a lehtësojë disi përshtatjen në një botë post-pandemike. Por bashkëpunimi ndërkombëtar gjatë pandemisë ka qenë i dobët, dhe tensionet ekonomike kanë dëmtuar më tej angazhimin e botës ndaj tregtisë së lirë.

Brenda vendit, rishpërndarja e pasurisë dhe të ardhurave përmes taksave më të larta, mund t’u japë qeverive perëndimore më shumë burime për të trajtuar viktimat e pandemisë, por kjo do të jetë politikisht e vështirë në kushtet e një recesioni të vazhdueshëm.

Trazirat shoqërore, kanë qenë pasojë e pandemive të mëparshme. Le të shpresojmë që kësaj here, të kemi zgjuarsinë e duhur për t’i trajtuar pabarazitë e mëdha që nxori në pah Covid-19, dhe për të ndërtuar një botë më të drejtë.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/world-economy-in-2021-heres-who-will-win-and-who-will-lose-152631

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...