Kalimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi është një nga lëvizjet më të bujshme që ka ndodhur në vitet e fundit. E gjithë bota flet për këtë transferim dhe të gjithë e cilësojnë si transferimin e shekullit.
Të gjithë klubet dhe lojtarë kanë dërguar një mesazh tek Juventusi për ta uruar për këtë përforcim kaq të madh që kishin arritur. Ndër të gjithë mesazhet më shumë ka rënë në sy ai i ekipit italian Frosinone.Dëshirës për të komentuar këtë kalim të CR7 te ‘zonja e vjetër’ nuk i ka rezistuar as Frosinone, klubi italian që me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë të gjithë të qeshin. Në “Twitter” ata kanë shkruar: “Mëkat Juventus. Edhe ne ishim në tratativë për Cristianon. Mirë se erdhe në Seria A!”