E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ekipi i ILD në Gjykatën e Elbasanit, fotografon zyrën e gjyqtares së ‘famshme’

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka dërguar një ekip në Gjykatën e Elbasanit. Ekipi i posaçëm i ILD-së është ngritur për rastin e gjyqtares Enkeleda Kapedani. Mësohet se grupi i ILD-së do të fotografojë zyrën e Kapedanit dhe ambientet e Gjykatës, për të vërtetuar videot të cilat u bënë virale.

Në videot e bëra publike, Kapedani ecën brenda korridoreve të Gjykatës dhe pozon provokuese në zyrë. Në një video tjetër ajo filmon veten duke dëgjuar në sfond një këngë ku dëgjohen fjalë si “Mafia” apo “Kolumbia”.

Enkeleda Kapedani përdorte zyrën e punës për video argëtuese, në rrjetet sociale. Videot morën bujë pas publikimit në TikTok.

Publikimi i tyre ka vënë në lëvizje institucionet e drejtësisë në vend. Fillimisht Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi fillimin e një hetimi disiplinor ndaj Enkeleda Kapedanit. E më pas një reagim i ashpër erdhi nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që kërkonte edhe hetim të pasurisë së saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...