Thumana është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i mëngjesit të së martës. Qindra banesa janë shkatërruar, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet. Ekipet e kërkim shpëtimit nxorën sot nga rrënojat 5 persona, ndërsa vazhdon puna pandërprerje për kërkimin e të mbijetuarve. Ajo që vihet re edhe gjatë ditës së sotme është solidariteti i gjerë i shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, me banorët e Thumanës./VOA