E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

“Eja se ka në plan të më vrasë”, vëllai i mori jetën motrës për pronën

Vëllai vrau motrën për pronën. Kjo ka qenë arsyeja pse ndodhi krimi në Shkodër, ndërsa konfliktet për pronësinë kanë sjellë vdekjen e Diana Vukës.

Ajo u vra nga vëllai i saj, Fabian Vukaj 55-vjeç me pistoletë tip Zastava me silenciator me 4 plumba. 58-vjeçarja jetonte në Gjermani, por kthimi në atdhe ka rezultuar tragjike për të.

Konfliktet e shumta për pronësinë e shtëpisë në lagjen ‘3 Heronjtë’ në Shkodër, kanë sjellë edhe ngjarjen e rëndë raporton ‘Report Tv’.  Autori, Fabian Vukaj është i pamartuar dhe jetonte i vetëm në Shkodër. Diana jetonte në Gjermani dhe dërgonte para për vëllanë, për ta ndihmuar nga gjendja ekonomike.

Mbajti për 3 ditë motrën të vdekur në shtëpi

55-vjeçari ka mbajtur për 3 ditë motrën e vdekur në shtëpi, thonë burimet, por nuk është një detaj i konfirmuar zyrtarisht. Kanë qenë fqinjët ato që kanë zbuluar këtë makabritet, pasi nuk e kishin parë prej ditësh 58-vjeçaren që kishte mbërritur nga Gjermania, duke njoftuar policinë.

Si shpëtoi Diana Vukaj nga duart e të vëllait 3 vite më parë

Diana Vukaj ishte kërcënuar edhe më herët nga i vëllai. Në nëntor të vitit të kaluar, Diana Vukaj kishte kërkuar ndihmë nga mikesha e saj, të cilën e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se i vëllai kishte në plan ta vriste.

“Eja se ka në plan të më vrasë”, ka thënë Vukaj. Edhe tre vite më parë, Diana Vukaj është dhunuar nga i vëllai dhe është dërguar në spital. Ajo ka bërë kallëzim në polici, por më pas e ka tërhequr atë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja pistoletë 7.62  mm dhe arma e krimit me një krëhër me 4 fishekë dhe një fishekë në fole. Gjithashtu në banesën e 55-vjeçarit në lagjen ‘3 Heronjtë’ u gjet edhe një krehër pistolete Zastava pa fishekë, një krëhër automatiku pa fishekë dhe një silenciator automatiku. Fabian Vukaj është vënë në prangat e policisë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...