Një ditë më parë, në një debat të ashpër me Ilirin, Einxhel e ka quajtur skuth dhe hakmarrës. Me kalimin e orëve, debatet janë shtuar dhe ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me ofendime. Por duket se kjo situatë nuk është lënë me kaq, pasi Einxhel e ka ndarë shqetësimin në një bisedë me Fifin dhe DJ PM. Ajo e ka quajtur sjelljen e Ilirit skandaloze, dhe se nuk e respekton dot.
Pjesë nga biseda
Einxhel: Nuk sillem dot keq me Sabianin. Edhe pse mund të ketë plot gjëra që nuk më pëlqejnë, nuk sillem dot keq. As nuk i them dot asnjë gjë, se kam respekt nga mënyra se si sillet. Kurse për atë njeri, nga mënyra se si sillet, për moshën që ka, unë prapë se respektoj dot se ka sjellje skandaloze. Sabiani prapë sot i shkreti tentoi e tha ‘mos e vazhdoni se dhe ai po thotë fjalë të rënda dhe ti po thua fjalë të rënda’. Prapë i shkreti u përpoq ta mbronte, ta shpëtonte nga situata. I thashë Sabian të kam shpirt, të kam zemër, por të lutem mos u fut.
PM: Po ndihet keq edhe Sabiani.
Einxhel: Po ndihet keq se po e shikon që ai është duke vepruar gabim. Tani në njëfarë mënyre, penalizimi prej atij i erdhi të dyja herët. Dhe kur ka dalë ai prej Ilirit ka dalë. Shansi i tij që kishte biletë kthimi dhe kur të kthehej, duhej të sillej ndryshe, duhej të bënte të tjera gjëra.
Fifi: E ka pasur vonë, me kthim. Se ai shkon jashtë tash. Po, po, vonë se përndryshe Sabin se kisha pa hiç ti.
Einxhel: Dhe jashtë doli prej planeve, gjërave që të Ilirit dhe të lojës shahut, që e mësonte Sabianin si të nomionte dhe ça të nominonte.
Fifi: Se dimë Fifin me kë është. ‘Me kë është Fifi? Me cilin grup është?’. Janë thënë shumë sene dhe unë jamë mbushur.
PM: Unë të kuptoj plotësisht.