E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Egjipti refuzon tanket amerikane, nënshkruan marrëveshjen me Rusinë

Ministria e Mbrojtjes së Egjiptit deklaroi se ka nënshkruar një kontratë me prodhuesit rusë të ushtrisë Uralvagonzavod. Në kontratë përfshihet blerja e 500 tankeve T-90MS, të cilët janë tanket më të avancuara ruse që mund të eksportohen.

Sektori i mbrojtjes së Egjiptit është përfshirë më parë në montimin e tankeve amerikane “M1A1 Abrams”, teksa kanë në shërbim rreth 1000 prej tyre. Por tashmë të njëjtat impiante do të përshtaten dhe zgjerohen për prodhimin e blindave ruse.

Vjetërsimi i tankeve Abrams dhe njëfarë ftohje e marrëdhënieve me SHBA mund të kenë influencuar vendimin e Kairos. Por një avantazh tjetër është modeli i ri T-90MS, i reklamuar së fundmi nga Rusia.

Kujtojmë se Egjipti ka reduktuar mbështetjen te armatimet amerikane, që prej përmbysjes së qeverisë pro-perëndimore islamiste në 2013, ndaj së cilës Uashingtoni u përgjigj me një embargo armatimesh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...

Dëshmi rrëqethëse: Lashë mbi 4 mijë euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi...

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...