E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Efektiviteti i ilaçeve, qytetarët të irrituar: Kot që i marrim!

Edhe pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për ilaçet e skaduara gjatë periudhës 2012-2018, efektiviteti i medikamenteve për qytetarët shqiptarë vijon të mbetet ende shqetësues.

Ata shprehen për “Ora News” se nuk bëjnë efekt dhe “kot që i blejmë”.

Disa prej tyre tregojnë edhe rastet kur për shkak të cilësisë së barnave kanë pasur probleme shëndetësore.

“Të gjitha të skaduara janë këtu, e kam gruan me tiroide, ilaçet që ja kanë dhënë deri para një muaji nuk i kanë bërë asnjë lloj efekti”, thotë një qytetar.

” Vij nga Fieri, shiko si jam bërë. Më kanë bërë alergji ilaçet, nuk më kanë dhënë ilaçet e duhura. Kam ardhur këtu urgjent. Gjithë këtë behar që kurohem. Po të ishin ilaçet e mira unë nuk do të vija këtu në këtë gjendje”, shprehet një qytetare tjetër.

Agjencia e Kontrollit të Barnave, institucioni përgjegjës për cilësinë e tyre, nuk ka të dhëna të reja lidhur me cilësinë e tregtimit të medikamenteve nëpër farmaci, ndërsa bën me dije se Task-Forca do të publikojë të dhëna të reja në lidhje me ilaçet që shiten në farmacitë e vendit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...