E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

”Efektivi u përlesh me Klodian Rashën”/ Zbardhet dëshmia e kolegut të autorit

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i Forcës Shqiponja.

Në rubrikën “Opinion”, në News24, gazetarja Klodiana Lala zbardhi dëshminë e kolegut të efektivit që qëlloi të riuen, i cili mes të tjerash ka thënë se ka pasur përleshje fizike mes viktimës dhe autorit.

Sipas gazetares, kolegu E. Gj. ka thënë se në momentin e përleshjes, efektivi i Shqiponjave ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë mbi Klodian Rashën.

“Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me KLodian Rashës, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe efektivi janë përleshur fizikisht, ndërsa shton se vetë ka qenë në disntancë 100 metra. Sipas tij, kolegu ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë ndaj të riut. Unë kam qenë mbrëmë te familja e Klodian Rashës dhe më thanë se ai kishte shenja në fytyrë. Në fakt ata kishin dhe foto të Klodianit pas vdekjes.

Gjithashtu, familja Rasha pretendon se djali i tyre është qëlluar me dy plumba, ndërsa në dosje thuhet se njëri plumb e ka kapur në shpatull, kurse plaga në kokë është një plumb që e ka kapur shkarazi. Autori pretendon se e përdori armën pasi kishte frikë se Klodian Rasha ishte i armatosur, por ky i fundit nuk ka pasur armë. Familja Rasha ka dyshime të forta se policia ka tentuar të manipulojë ngjarjen”, është shprehur gazetarja Lala.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...