E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Efekti financiar Ronaldo

Nga: Eduard Zaloshnja

Qysh nga mëngjesi i të premtes (kur lajmi për transferimin e Ronaldos tek Manchester United ende nuk ishte përhapur) e deri me tani, çmimi i një aksioni të Manchester United në Bursën e Londrës është rritur mbi 10%. Që do të thotë se vlera totale e aksioneve të këtij klubi është rritur me rreth 350 milionë dollarë vetëm nga lajmi i transferimit të Ronaldos.

Por përse investitorët janë të gatshëm të paguajnë një çmim 10% më të lartë për të blerë aksione të Manchester United në bursë?

Investitorët janë të gatshëm të paguajnë më shumë për blerjen e aksioneve të një kompanie, kur kanë informacione se fitimet e saj do të rriten në të ardhmen. Duke qene se fitimi është thjesht një diferencë mes të ardhurave dhe shpenzimeve, analiza fillon me shpenzimet e operacionit Ronaldo për Manchester United.

Ronaldo do të jetë futbollisti me rrogën më të lartë në historinë e Premier Ligës. Kostoja totale e Ronaldos për Manchester United gjatë dy vjetëve të kontratës do të jetë 100 milionë euro (përfshirë edhe koston e transferimit tij nga Juventusi, që kushtoi 25 milionë euro).

Por të ardhurat shtesë që do të realizojë Manchester United nga qenia e Ronaldos në klub gjatë këtyre dy vjetëve parashikohen të jenë 1 miliard euro (sipas gazetës Daily Mail). Pra fitimi neto nga operacioni Ronaldo pritet te jete plot 900 milionë euro për Manchester United.

Dhe si do t’i shtohen të ardhurat Manchester United prej Ronaldos?

Shitja e bluzave me emrin/numrin e tij, rritja e numrit të ndjekësve të klubit në rrjetet sociale, rritja e numrit të shikuesve televizivë të ndeshjeve të skuadrës (që shton sponsporizimet e kompanive që duan t’u bëjnë reklamë produkteve të tyre), rritja e çmimit të biletave të stadiumit dhe të vizitorëve të muzeumit të tij janë të gjithë motorë të gjenerimit të të ardhurave shtesë prej 1 miliard eurosh. Jo çdo futbollist mund të jetë një makineri e tillë gjenerimi të ardhurash….

Lexo edhe :   77 mandate PS-ja?
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...