Regjisori Eduart Grishaj është bërë baba. Kohë më parë ai u komentua shumë për lidhjen me moderatoren Arbana Osmani, dhe fryt i dashurisë ishte djali i tyre Dielli.
Eduart Grishaj gjatë një interviste në “Wake up”, ka treguar se vogëlushi Dielli ka karakterin e ngjashëm më të tijin. Ai zbuloi se me ardhjen në jetë të Diellit, gjërat kanë ndryshuar dhe se tashmë ka një arsye më shumë për të shkuar në shtëpi.
“Gjëja që ka ndryshuar, që evidentohet është se kur shkon në shtëpi, ke një kënaqësi shumë të madhe kur e shikon, kur jep ato reagimet e para.
Arbanës i kam qenë në krah pa qenë Dielli, imagjino çfarë bëj tani. E mbaj, kujdesem për të, ngaqë jam edhe shumë i gjatë nuk qan. Kur e mbaj në sup, i sheh njerëzit nga sipër dhe i duket vetja i rëndësishëm”, përfundoi Eduart Grishaj.