E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Edi Reja sjell “gjak të ri”, çfarë thotë para ndeshjeve kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja pritet të nisin stërvitjen për përballjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Takimi i parë luhet në transfertë, më 4 shtator. Sakaq, më 7 shtator, kuqezinjtë presin Lituaninë. Të dyja ndeshjet nisin prej orës 20:45.

Në një konferencë për shtyp, Edi Reja ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy sfidat. “Po jetojmë një moment të vështirë, të paprecedentë. Nuk e dimë në çfarë gjendje janë lojtarët. Kam folur vazhdimisht me ta. Disa i kanë nisur kampionatet. Uroj të jenë në formë të mirë dhe t’i bëjmë një nisje të mirë sezonit”.

“Momenti më i mirë për futbollin shqiptar? Është një moment i mirë, kanë kaluar katër ture klubet shqiptare. Futbolli këtu po rritet. Më vjen keq për Tiranën, pasi e meritonte ta kalonte turin në Champions League. Kam folur edhe me presidentin Duka, dhe po mundohemi të rrisim edhe futbollin e moshave. Do përpiqem të ndihmoj me aq mundësi sa kam”.

“Po i shikojmë të gjithë lojtarët. Do ishte mirë t’i kishim të gjithë, por është e pamundur. Kemi lojtarë nga kampionate të ndryshme, me mentalitete dhe filozofi të ndryshme. Nuk është e lehtë”, tha Reja gjatë konferencës për shtyp.

“Favoritë në grup? Mua më shqetëson skuadra ime dhe jo rivalët. Në ndeshjet e fundit jemi paraqitur mirë dhe kemi treguar rritje. Ka shumë pikëpyetje për gjendjen fizike në të cilën vijnë lojtarët pas kësaj shkëputje. Bjellorusia është një nga ekipet më të forta. Ne do të luajmë si zakonisht. Po mundohemi të marrim të rinj, por gradualisht t’i përfshijmë. Synimi është kualifikimi”.

“Lista është e gjatë, pasi nuk e dimë gjendjen e lojtarëve. Do presim edhe testet e COVID-19. Mund të pësojë ndryshime në varësi të lojtarëve, gjendjes së tyre fizike. Ndonjë mund të mbetet jashtë. Kjo situatë nuk është provuar më parë. Nuk kemi mundësi miqësoresh dhe ka shumë pikëpyetje për lojtarët dhe skuadrën. Do vazhdojmë me ato pika të sigurta që kishim para pandemisë. Sigurisht do të jetë e vështirë dhe shpresoj të bëj zgjedhjet e duhura, pasi t’i kem parë lojtarët”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...