Shqipëria do të luajë me Kazakistanin ditën e nesërme në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp përpara mediave ka dalë trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili është shprehur se ndaj Kazakistanit do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë prapa.
”Ndaj Kazakistanit do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë prapa. Ata luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Ne mbrojtje kemi alternativa, në mesfushë jemi më ndryshe. Përveç dy ndeshjeve të fundit, ne e kemi pasur të lehtë të shkojmë te goli.”, tha Reja.
Lidhur me vazhdimin e kontratës me kombëtaren, Reja tha se do të dëshironte të vijonte punën, por se kjo nuk varej nga ai.
”Kam një kontratë me Federatën. Dua të vazhdoj, por çdo trajner varet nga rezultatet. Kemi pasur probleme rrugës për shkak të pandemisë m, që na bllokoi. Jemi përpjekur për të bërë maksimumin e rezultateve. Sigurisht një trajner nga rezultatet mund të ketë vështirësi, por unë dua të vazhdoj. Nuk është çështja te paratë, por unë dua të vazhdoj me këtë projekt.”, u shpreh tekniku italian.