Edi Rama: Të gjuash te 9-ta është halli i madh shumë, plumbi të vjen rikoshetë

Gjatë komunikimit me mbështetësit në njësinë 5, Edi Rama ka folur sërish për PD-në dhe Ilir Metën.

Edi Rama: “Të gjuash te 9-ta është halli i madh shumë, të gjuash në ajër, dhe plumbi të vijë rikoshetë, të kapi ndonjë qafë dhe të uli kokën poshtë. Se leku i madh ka dalë rrugëve, iu them atyre që leku do shkojë brenda makinave të karvanit, se ato makinat patronazhistët i ndjekin, dhe këtu Iliri ka të drejtë!

Ilir patronazhistët e dinë se kush është në autokolonën e lulit, e dinë se të kujt janë ato makinat e shtrenjta, që xhirojnë goma, që nxjerrin tym, aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër, është karvani i Shqipërisë së bingove që i mori në qafë fëmijët dhe familjet e varfëra e ndau prindër nga njëri tjetri.

Aty te ai karvani janë prokurorët dhe gjyqtarët që janë flakur tej nga Vetingu, janë shefat e policisë që kanë flakur tej aksionet e policisë. Ka pakënaqësi në Tiranë, jam unë i pari, që i nxij jetën çdo ditë kryetarit të Bashkisë, po me kë ta ndërroj unë Lali Erin. Me Aldo Bumçin, në fakt Aldo është më i mirë se zgjohet në mëngjes nga frika se mos e merr në telefon shefi?”