Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edi Rama, si Kryeministër i paqes dhe i luftës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Alfred Peza

“Si Kryeministër i kohës së paqes, është luftarak. Si Kryeministër i kohës luftës, është paqësor.” Kjo mund të jetë diçitura që e përkufizon më mirë se çdo tjetër, portretin politik të Edi Ramës, të “pikturuar” prej tij në këto 6-7 vitet e fundit. Ky portret ka marrë fizionominë e plotë, pikërisht në këto orë të ethshme të një lufte të re kundër Covid-19, për shqiptarët dhe mbarë njerëzimin.

Gjithkush mund të rikthejë në vëmendje, qasjen publike të Kryeministrit të Shqipërisë, pas 2013 e deri më sot në të dyja versione. Për të dalluar më qartë, të gjitha veçoritë e tipareve, të portretit të tij.

E mbani mend besoj në ato vite të paqes sesi nuk ia përtoi kurrë që ti qëndronte ballë për ballë e dhëmb për dhëmb, gjithë opozitarëve në Parlament, publikisht dhe në media. Jo duke u mbrojtur, aq më pak duke i bishtnuar modelit të luftës së egër “alla Berisha” të opozitës, por duke i qëndruar gjithmonë ballë për përballë. Sa duke kundërsulmuar, e sa duke sulmuar edhe vetë i pari, kur e si ka qenë nevoja.

Kjo betejë nuk ka qenë qëllim në vetvete për diskursin publik të Edi Ramës. Ajo ka qenë pjesë thelbësore e një lufte me të vjetrën, për modelin dhe filozofinë e re, të qeverisjes së Shqipërisë. Përmes reformave me të thella të shtetformimit modern të 30 vite të fundit, përmes aksioneve, nismave dhe projekteve të mëdha të zhvillimit, të cilat ndryshojnë jo vetëm nga forma, por edhe nga përmbajtja në raport me kulturën e mëparshme të drejtimit të vendit.

Ndryshe nga stili i qeverisjes së liderëve të së majtës pas 1990, Edi Rama nuk ka ngurruar që të përdorë edhe më me mjeshtëri se ata vetë, armët e kundërshtarëve të tij politikë të së djathtës. Duke ua premtuar që në fillim se duhet të prisnin e të bënin durim, se nuk kishin parë asgjë akoma. E pas kësaj, ai nuk i zhgënjeu për asnjë çast si armiqtë, ashtu edhe mbështetësit e tij.

Kryereforma e Drejtësisë, reforma e ndarjes administrativo- territoriale të vendit, e arsimit, shëndetësisë, por edhe masat e jashtëzakonshme në energjitikë, kontrollin mbi territorin, në fushën e lojërave të fatit, ndaj informalitetit në ekonomi, krimit të organizuar dhe aseteve të ekonomisë së tij të zezë, i dha frutet e veta. Duke na hapur dyert e Evropës, përkundër këngës së fundit të mjellmës, të kënduar pa u ndalur në kor, nga të gjithë opozitarët tanë.

Kjo pjesë luftarake e portretit të Edi Ramës, si një mënyrë e të ushtruarit të lidershipit në kohë “paqeje” me opozitën, qëndron në simetri të përsosur me pjesën paqësore të kësaj tabloje, në kohërat e “luftës”.

A nuk i çuditi të gjithë Kryeministri socialist, kur u ngujua për disa orë me radhë me Kryetarin e opozitës Lulzim Basha, në mesnatën mes 17 e 18 majit 2017? Ajo që i çoroditi më shumë se sa vetë shtrëngimi live i duarve që i dha fund ngujimit disamujor në çadrën e bulevardit, ishte marrëveshja që kishte ofruar. Duke i dhënë kundërshtarëve të tij gjysmën e portofolave ministrore dhe drejtimin e agjencive më të rëndësishme të vendit.

A nuk i çuditi të gjithë Edi Rama “me qetësinë dhe vendosmërinë” e tij, kur opozita dogji mandatet e deputetëve, doli nga sistemi parlamentar dhe politik i vendit dhe përmes “revolucionit të molotovëve” bojkotoi procesin e votimeve për pushtetin lokal? Kryeministri socialist e fitoi pothuajse i vetëm bastin e cilësuar si të pamundur, për zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke e shpëtuar vendin nga një precedent që mund ta shndërronte Shqipërinë në një demokraci të dështuar dhe në një shtet të pamenaxhueshëm për shumë e shumë vite të ardhshme.

A nuk i la të gjithë pa fjalë Edi Rama, në momentin që përfundoi Konferenca e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit 2019, kurr rreth 100 shtete të botës dhe organizma ndërkombëtarë grumbulluan shumën e pabesueshme prej 1.15 miliardë eurosh për Shqipërinë? Besoj se askush nuk e ka harruar sesi Kryeministri menaxhonte 24 orë në 24, të gjithë situatën në perimetrin e katastrofës në terren, duke i dhënë njerëzve ndihmë, kurajë, shpresë, lidership dhe në fund një projekt ambicioz rindërtimi për të ardhmen e tyre.

A nuk i la të gjithë pa fjalë Edi Rama, me vendimin e Brukselit për të hapur në kulmin e luftës me koronavirusin, negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë me BE? E ta mendosh që të gjitha luftërat e deritanishme opozitare janë bëtë për ta penguar ardhjen e këtij momenti. Ndaj opozita dhe Presidenti u detyruan që të nxitonin për ta përshëndetur, në mos për të mos fituar dot, për të mos humbur akoma edhe më shumë pikë me qëndrimet e tyre sistematikisht kundër procesit të integrimit.

Edhe luftën e re, kryeministri socialist, po e menaxhon sërish me stilin e tij “paqësor”. Duke ndërmarrë të gjitha vendimet, për ta përballuar pandeminë globale, me sa më pak kosto njerëzore në Shqipëri. E njësoj si me tërmetin, e keni parë Edi Ramën sa në mbledhje qeverie, konferenca shtypi live, në rrjetet sociale e mediat tradicionale, në shtëpi si i vetkarantinuar. E sa në terren, duke i folur përballë “tradhtarëve” të luftës sonë të përbashkët, ndaj Covid-19.

E atëherë kur nuk e priste kërkush, sot Edi Rama, u ul në një tryezë me Lulzim Bashën e Ilir Metën. Duke u bërë pas kaq shumë vitesh bashkë, jo vetëm thjeshtë në një mbledhje virtuale të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Por, edhe në vendime e qëndrimet e përbashkëta, përballë të njëjtit armik të të gjithë shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit.

Tags: Alfred Pezaedi ramakoronavirus

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

“Rikthimi i shqiptarëve të bllokuar jashtë”/Meta: Plani do të jetë gati në ditët në vijim

A solli koronavirusi paqe politike? Përgjigjet Meta

“S’e tradhtova LDK-në”/Osmani: Nuk votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

by mirseda
16:09 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të Bashkimit Europian, të cilët kanë mbërritur...

Rama-gazetares rumune: Gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin!

16:04 | 09/06/2026

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

15:32 | 09/06/2026

Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj

15:30 | 09/06/2026

Zvërneci/ Rama: E njoh shijen e gjakut në protesta, por anulimi i projektit s’është zgjidhje

15:17 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com