Gjatë fjalës së tij me banorët tek Pazari i Ri, kryeministri Rama ka qenë pjesë e një episodi të paprecedentë.
Tek xhamia e Pazarit të Ri është kënduar ezani, pra është dëgjuar zëri i hoxhës teksa këndon vargje nga Kurani dhe Rama vendosi të ndalonte fjalën dhe të ulej në karrige.
Në këtë moment dhe të pranishmit kanë mbajtur heshtje derisa ka mbaruar zëri i hoxhës.