E enjte, 9 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Edi Rama, mes mëkatit të ligjit dhe detyrës së moralit

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

Raportuesja për Kosovën akuzon Vuçiç: Fshehu rastet e infektimit për shkak të zgjedhjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, akuzon presidentin Vuçiç se ka manipuluar shifrat rreth koronavirusit. Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon...

Nga: Lorenc Vangjeli

Në demokraci, drejtuesit politikë nuk kanë për detyrë që të bëjnë krenarë zgjedhësit e tyre. Ata janë të detyruar të veprojnë e sillen në mënyrën që zgjedhësit të mos turpërohen prej tyre. Kush ka parasysh një ide të tillë, do ta kishte shmangur debatin gjysmë qesharak e të përciptë, por formalisht të saktë, për arrestin e mundshëm në kohë të hershme të Edi Ramës në Itali.

Ose në rastin më të mirë, do ta përdorte këtë histori si një dëshmi të radhës të faktit dhe aktit ulëritës që provon sjelljen tralala të klasës politike shqiptare, e cila përballë problemeve të çdo natyre, si rregull, sillet me mendjelehtësi, hile dhe hipokrizinë e provuar të marrëdhënies mes kalit që shërben dhe lumit të kapërcyer. Duke përqafuar zgjedhje të pjesshme për nevoja të çastit, zgjidhje të pjesshme për hir të çastit dhe duke harruar gjithçka sapo kalon çasti i hallit.

Në përpjekje për t’u shpjeguar dhe në tentativën për të mbajtur distancë higjienike ndaj dafinave që as vetë nuk i mendonte në këtë formë e në këtë masë, për dërgatën e mjekëve shqiptarë në Itali, Edi Rama përmendi një episod vetjak. Një ndodhi të fillimit të viteve 90-të, po në Itali, por pa dëshmitarë. Atëherë ishte ai vetë një i ikur nga Shqipëria dhe kundërshtar i qeverisjes së kohës.

Ai flet për një polic italian që trajton keq një shqiptare shtatzënë në aeroport dhe thotë se ndërhyrja e tij në ndihmë të bashkatdhetares u shoqërua me arrest. Problem përkthimi, ngut gazetari, lapsus autori, e vërtetë apo jo, trill publicistik apo kujtesë dramatike, kjo nuk ka pikën e rëndësisë sepse të vërtetat e hidhura, vuajtjet e privimet e emigracionit shqiptar, sidomos në fillimet e tij, janë të jashtëzakonshme dhe e tejkalojnë shumë edhe fantazinë më të çartur.

Debati që pasoi në Tiranë, me opozitën që kujtoi se arresti i mundshëm i Ramës në Itali e bën kryeministrin subjekt të ligjit të dekriminalizimit dhe reagimi i vetë Ramës që zgjodhi të sillet me bezdinë e shpullës ndaj mushkonjave, edhe pse thirri vetë Zotin në apel, dëshmuan edhe njëherë që në Tiranë, tjetër kund vetëtin, e krejt tjetër kund bubullin. Tjetër kund ndodh fërkimi e tjetër kund merret shpërblimi. Ky episod i rrëfyer nga Rama, vlen të kujtohet në një kohë të qetë për të kujtuar nevojën për një raport krejt tjetër mes qeverisjes dhe të qeverisurve.

Mes të shkuarës dhe të tashmës. Mes frikës ndaj një rreziku dhe masave që merren ndaj tij. Dhe mbi të gjitha, me raportin mes diagnozën dhe kurës që jepet për kurim. Ligji për dekriminalizimin dhe subjektet e tij janë në një marrëdhënie të panatyrshme e të padrejtë. Ligji nuk i jep përgjigjen e duhur një shqetësimi të jashtëzakonshëm: depërtimit të elementëve me të shkuar kriminale në politikë në përgjithësi, në të gjitha nivelet.

Ai është një gabim fenomenal i të gjitha palëve që u përfshinë në hartimin e tij dhe e vetmja dobi që ka sjellë është filtri modest për të penguar këtë depërtim. Por ai nuk është i duhuri: filtri do të duhet të përdorej për vetë njerëzit që bëjnë lista, pra, pikërisht për ata që mund të sjellin të padëshiruarit në të gjitha nivelet e jetës publike.

Lexo edhe :   “Ndryshimi do ndodhë”, Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen e fshehtë që do t’i kushtojë rëndë Ramës
Lexo edhe :   “Ndryshimi do ndodhë”, Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen e fshehtë që do t’i kushtojë rëndë Ramës

Sikur të supozohet se Rama është shoqëruar dikur në një stacion policor italian për të dhënë shpjegime, sikur të supozohet se aty i kanë thënë që do t’i marrin shenjat e gishtave, se ai ka shkelur ligjet italiane, se duhet të ndëshkohet për ndërhyrjen që i bëri policit italian dhe mbi të gjitha, fakti i provuar se ai nuk e ka reflektuar këtë episod në formularin e dekriminalizimit, pra sikur të kishte ndodhur skenari më i keq i mundshëm që do ta dëshironin urryesit e Ramës, cili do të ishte raporti i nesërm i kryeministrit përballë ligjit dhe moralit.

Do të ishte fajtor dhe subjekt i ligjit të dekriminalizimit nëse do të kishte kundërshtuar policin italian apo do të ishte mëkatar njerëzor nëse do të kishte zgjedhur të bënte “qytetarin” model përballë një polici që trajtonte keq një shqipotare fatkeqe shtatzanë? Cili do të ishte më i pranueshëm për shoqërinë shqiptare: kryeministri steril i së shkuarës apo qytetari i ndershëm i të djeshmes. Ligji zgjedh të parin, nevoja, morali dhe e drejta, me të drejtë do të zgjidhnin të dytin.

Edhe nëse nuk është i vërtetë episodi, edhe nëse kujtesa apo nevoja bën ndonjë lapsus, edhe nëse nuk ka asnjë shans të merret vesh se çfarë ka ndodhur në ato vite të largëta, zgjidhja e kësaj dileme nuk ka asnjë dilemë. Eshtë vështirë që në këtë humbje mendjeje në kohën e coronavirusit të ketë gjykim të qetë për gjëra të tilla, por shpresa se pandemia ka dhënë një shans të artë për të reflektuar më thellë dhe për të mos ju dorëzuar rendjes drejt çastit dhe që i bindet vetëm nevojës së çastit tashmë është reale.

Pandemia shpjegon përkohshmërinë e gjithçkaje dhe vetë politika është gjithmonë e më tepër shenjë, edhe kur nuk qëllon dot në shenjë. Sot ajo ka marrë një provë që budallenjtë me imunitet nuk janë asnjëherë të dobishëm, se ata janë gjithmonë të përkohshëm dhe pavarësisht shkëlqimit, parave, depërtimit në majë të shoqërisë, janë vetëm ca krijesa të mjera përballë profesionistëve.

Të cilët sot kanë veshur bluzën e bardhë të mjekut dhe dje kanë pasur portretet e inxhinierëve. Mbetet vetëm të shpresohet që mbas shkundjes nga tërmeti dhe makthit të pandemisë, politika të kuptojë të rilindë vetveten. Dhe të ndërtojë identikitetin e saj të duarve të pastra e të varet vetëm në kravata e kredo morale. Pa qenë të detyruar të bëjnë krenarë zgjedhësit e tyre, por të kushtëzuar nga ndalesa për të mos bërë zgjedhësit që të turpërohen me ta.  /JavaNews

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia

Gazetari i njohur Berat Buzhala i cili është infektuar me koronavirus, së fundmi ka publikuar një mesazh mjaft prekës në rrjetin social Facebook. Ai bën...

Barcelona heq dorë nga negociatat për Lautaron, kalon tek “Plani B”

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, nuk do të luajë përkrah Messi-t sezonin e ardhshëm. Sipas Don Balon, drejtuesit e Barcelonës nuk do të negociojnë më...

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Çfarë ka vendosur Komiteti i Ekspertëve

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Përgjigja është “PO”. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente...

“Kufizimet në veri të Kosovës u vendosën nga Serbia”, Zemaj hedh poshtë pretendimet e Vuçiç

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Vuçiç se masat në veri të Kosovës ishin marrë me vendim të...

Protesta të dhunshme në Beograd dhe Novi Sad

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së...