Edi Rama: Kemi kryer më shumë se 200’000 vaksinime

Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook një video ku shfaqen të moshuar duke falenderuar dhe bashkangjitur ka njoftuar arritjen e kuotës 200’000 të vaksinuar.

Postimi i kryeministrit:

Nderi është i gjithi i yni

*Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 200,000 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm.

Rrofshi sa malet