Politikë

“Edi Rama do konklift civil”, deklarata e fortë e ish-deputetes


               Publikuar në : 18:11 - 26/06/19 Enno

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka folur rreth situatës politike në vend, duke deklaruar se Edi Rama do që ta çojë popullin në konflikt civil.

Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News24, Vokshi tha se në 30 qershor PD nuk do i ndalojë protestat për çinstalimin e diktaturës, në Shqipëri.

“Nëse Rama vazhdon me planin që të bëjë votime më datë 30 dhe jo zgjedhje, ne sigurisht që nuk do ndalim protestat. Ju keni parë sesi intelektualët kanë protestuar gjithashtu. Ne nuk mund të pranojmë instalim të diktaturës në Shqipëri”, deklaroi Vokshi.

Ish-deputetja ka folur edhe për vendimin e Këshillit të Evropës, duke e cilësuar si një tjetër “shuplakë” ndaj  Ramës dhe qeverisë së tij.

Deklarata e plotë:

“Nuk ka zgjedhje më datë 30 qershor. PD do të vazhdojë aksionin e saj politik me protesta. Rama do ta cojë popullin në konflikt civil. PD proteston në mbrojtje të demokracisë dhe kushtetueshmërisë. Nëse Rama vazhdon me planin që të bëjë votime më datë 30 dhe jo zgjedhje, ne sigurisht që nuk do ndalim protestat. Ju keni parë sesi intelektualët kanë protestuar gjithashtu. Ne nuk mund të pranojmë instalim të diktaturës në Shqipëri. Zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë. PD do të bëjë gjithçka që zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë. Rama po bën shantazh, duke burgosur politikisht anëtarë të PD, funksionarë të Partisë Demokratike, kërcënon me procedim penal të rreth 500 qytetarëve.

Rama kërkon të trembë njerëzit dhe të mos protestojnë. Rama kërkon të çojë vendin në diktaturë. Rama ka qeverisjen qendrore dhe tashmë edhe pushtetin vendor do të marrë. Misioni i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është të bojkotojnë këto votime diktatoriale. Sot Këshilli i Europës ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm në Shqipëri si vëzhguese e procesit të votimit. Kjo tregon se Rama po braktiset edhe nga ndërkombëtarët. Kurrë nuk është marrë një vendim i tillë. Këshilli i Europës do të thotë se nuk njeh zgjedhjet. Le të hidhet përpjetë Taulant Balla dhe Edi Rama. Kie ka thënë se zgjedhjet e 30 qershorit janë nul. Kie nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Nëse KiE i thotë Ramës se unë zgjedhjet e tua nuk i njoh, ky është mesazh i qartë. Do ketë protesta në çdo shesh, jo vetëm të anëtrëve të PD, por çdo qytetar shqiptar është i ftuar të ndalë një akt antikushtetues dhe antidemokratik.

Kryebashkiakët Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanaj thjesht mendojnë ndryshe. Ata janë kundër Edi Ramës  Ata janë kundër paligjshmërisë së Ramës. Më shumë se 500 vetë janë proceduar penalisht vetëm pse protestojnë kundër Ramës. Si mund të procedohen funksionarë të PD vetëm pse thonë që do mbrojnë demokracinë. Kë do arrestojë? Do arrestojë të gjithë figurat publike që bëjnë pjesë në fushatën ‘Edhe unë’, në atë fushatë të inteletualëve. Atëherë pse nuk arreston policia Edi Ramën kur provokoi me 2 prillin. Pse nuk arrestohet Edi Rama për thirrjet mpër dhunë që bën vazhdimisht, por arrestohen kundërshtarët politikë. Unë nuk do lejojë që ky vend të rrëshkasë në diktaturë. Nuk ka zgjedhje të lira e demokratike më datë 30. Shpresoj që çdo parregullësi të regjistrohet. Është gabim të thuash që Rama bashkëpunon me bandat. Jo, Edi Rama e ka qeverinë një bandë kriminale. A e patë në Durrës sesi dolën emra me kriminelë. Unë iu bëj thirrje të gjithëve që të bojkotojnë votimet, një partiake, antikushtetuese dhe antidemokratike. E them sepse janë shkelje e së drejtës kushtetuese. Rama e ka paracaktuar fituesin. Është Rama që vendos se kush fiton. Nëse unë shoh në letër në Librazhd vetëm një person, kë do të votoj? Çfarë të votoj? Opozita do që të dënohet çdokush që është përfshirë në krime elektorale. Nëse nëse nuk dalin para drejtësisë ata që janë në përgjime dhe që kanë dalë në krime elektorale, atëherë këtu do vazhdojë që të shitet dhe të blihet. Largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm”

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT