Një tjetër largim ka ndodhur nga “Për’puthen”, për shkak të rregullave të lojës. Eduard Kuçi ka lajmëruar në Instagram Live, se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”.
Ata kanë shkelur rregullat e programit, dhe në rrjetet sociale qarkullon një video ku Edi dhe Ada, e cila është me kapuç për të mos u njohur, kanë qenë duke darkuar bashkë në një restorant.
Pas shumë sherresh në shumë emisione ku e kaluan edhe etikën, ata u pajtuan në “Për’puthen Prime”. Por një foto dërguar produksionit të “Për’puthen”, i ka detyruar që të marrin vendimin drastik.