Kryesore

“Edhe Serbia ka mbetur në vend”/ Balla për negociatat: Francezët nuk e dinë çfarë kërkojnë


               Publikuar në : 22:01 - 21/10/19 Enno

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi edhe njëherë se fajtorë për shtyrjen e negociatave nuk është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sipas tij, arsyet gjenden brenda vendeve të BE-së.

“Këshilli Europian vlerësonte Shqipërinë për reformën në drejtësi, kurse Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e emrit. Edhe francezët nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Edhe Serbia ka mbetur në vend e nuk hapen më kapitujt, edhe për Malin e Zi nuk po hapet kapitull derisa të ndajnë mendjen. Shqipëria ka vetëm plan A, nuk ka plan B. Ne duhet vetëm të përmbushim standardet që na kërkohet dhe kemi bërë detyrat tona”, deklaroi Balla gjatë emisionit “Real Story”.

Ndër të tjera, numri dy i PS-së tha se përgjigjja e Bundestagut për negociatat ka qenë “Po”, ndërsa për rastin e Francës, Balla tha se ata nuk dinë çfarë kërkojnë.

“Vendimi i Këshillit Europian ka qenë një vendim i kushtëzuar. Ka qenë kriter që të bëhet vettingu. E dyta ishte edhe ngritja e SPAK dhe ngritja e Byrosë së Hetimit. Procesi i bisedimeve për anëtarësim ka filluar që herët, u vendosën ca kushte për hapje negociatash e ne i plotësuam”, pohoi Balla.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT