E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Edhe pas ndarjes, Ronela Hajati thotë fjalët e ëmbla për Young Zerka-n

Për herë të parë pas lajmit të ndarjes, këngëtarja Ronela Hajati ka folur gjatë emisionit “Mirage” për Young Zerkën. Sipas miqve të dyshes, arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ishte fakti që Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen me Zerkën, pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu. Por Zerka aspironte tjetër gjë, të qenit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë. Ndërsa ka thuruar lavdet për të, këngëtarja e cilëson si një koleg mjaft të mirë. Për të, Young Zerka mbetet një njeri i drejtë, pozitiv e me një zemër të madhe.

“Jemi kolegë të mirë dhe Aldo (Young Zerka) është djalë shumë i mirë, ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh të ngelur nëpër kolegë, art, por edhe në njerëz jashtë saj.

Është njeri i drejtë, shumë pozitiv, ka një zemër të madhe, ka ndihmuar shumë njerëz, me aq sa ka pasur mundësi, që nuk besoj se e ka marrë mbrapsht.

Ka bërë hite dhe u ka dhënë hite njerëzve që mendoj se nuk ia kanë kthyer fare ‘feedback’-un. Mendoj se meriton shumë më tepër sesa po i serviret nga showbiz-i. Është shumë i talentuar, e do shumë atë që bën. Është djalë që ka shumë vlera”, tha Ronela.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...