Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edhe njëherë për patriotizmin shqiptar dhe Dritan Abazoviçin e Malit të Zi

2 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Edhe njëherë për patriotizmin shqiptar dhe Dritan Abazoviçin e Malit të Zi

Nga Mentor Kikia

Këto punët e nacionalizmës janë shumë delikate këtu në Shqipëri. Për flamur e për atdhe, kur shkruajmë e flasim, ne të marrim gjak në vetull. Një pjesë e lexuesve, këtu dhe në disa media online, kishin reaguar ashpër që unë, në një shkrim për zgjedhjet në Mal të Zi, nuk e kisha sharë Dritanin me mbiemër me “viç” nga pas, që ia çoi qeverinë opozitës pro-serbe në Mal të Zi dhe jo Milos pro-perëndimor.

Sa për sqarim:

Nuk kam asnjë admirim për Milon që ka 30 vjet që drejton, herë në presidecnë e herë në kryeministri. Dhe largimi i tij është një lajm i mirë.

Nuk kam asnjë simpati e as antipati për këtë Dritanin.

Për ata që janë shqetësuar se ai, në një copë televizion paska thënë se Skënderbeu i ka patur prindërit serbë, mos u shqetësoni. Historia e Skëndërbeut është shkruar me kohë, nga historianë europianë e botërore, nuk ngeli ta shkruajë Dritani në atë TV-në një dhomë e kuzhinë, sot.

Për ata që janë të shqetësuar se kjo partia pro-serbe me të cilën ka bërë koalicion Dritani, paska thënë se do të tërheqë njohjen e Kosovës, mos u shqetësoni sërish, pasi Kosovën pritet ta njohë edhe vetë Serbia, e nuk do ta zhbëjë partia me 4 deputetë e Dritanoviçit.

Për ata që mendojnë se qeveria e re do ta largojë Malin e Zi nga NATO, sërish mos u hyni halleve kaq të mëdha. Nëse një qeveri malazeze do të dojë të largojë vendin nga NATO për llogari të Rusisë, ju siguroj se brenda natës lind një opozitë e re atje dhe të nesërmen qeveria jep dorëheqjen. Janë punë shumë më të mëdha se Dritani me 4 deputetë këto.

Dhe e fundit:

Mos e matni patriotizmin me kush shan më shumë deklaratat e Dritanit për Skënderbeun e Kosovën. Jemi në kohën kur kemi nevojë për ca patriotë të një lloji tjetër. Kemi nevojë për patriotë që të duan më shumë Shqipërinë, që punojnë me ndërshmëri për Shqipërinë, për patriotë që nuk e shikojnë Shqipërinë si plaçkë për ta vjedhur e pasuruar, por si një vend të cilit i detyrohemi natë e ditë.

Tags: Dritan Abazoviçinmali i zimentor kikiapatriotizmi

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
“Keqqeverisja e Ramës”/Bardhi: Kushtet për integrimin në BE mund të shtohen

PD: Rama kërkon mandat të tretë me hajdutët e vjetër

Aksidentohen një motorr dhe një automjet, humb jetën 23-vjeçari

Aksidentohen një motorr dhe një automjet, humb jetën 23-vjeçari

“SHBA nuk ka plan sekret”/ ‘Zëri i Amerikës’ zbulon prapaskenat e takimit Kosovë-Serbi

“SHBA nuk ka plan sekret”/ 'Zëri i Amerikës' zbulon prapaskenat e takimit Kosovë-Serbi

JU REKOMANDJOMË

Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Fabula e re e Edi Ramës

6 vjet ago
Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

2 vjet ago
Shpërthim me bombë në qendër të Athinës, asnjë i plagosur

Shpërthim me bombë në qendër të Athinës, asnjë i plagosur

6 vjet ago
Basha: Tahiri në liri. Rama mbron klanet e drogës; Do i fusim shkelmin Arta Markut

Basha: Tahiri në liri. Rama mbron klanet e drogës; Do i fusim shkelmin Arta Markut

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com