Franca po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të viktimave të shënuara nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka shënuar numrin më të madh të viktimave të regjistruar ndonjëherë në vend.
Sipas mediave franceze, 365 persona kanë ndërruar jetë brenda kësaj dite, duke e çuar numrin total të viktimave në 1,696.
Ndërkohë raportohet se numri i rasteve me Covid-19 në Francë ka arritur në 29,155. Ndërsa deri më tani janë shëruar gjithsej 4,948 pacientë.
Pas Italisë dhe Spanjës, Franca ka shënuar sot numrin më të madh të viktimave të shënuara nga ky virus vdekjeprurës.