Pandemia ka lënë gjurmë të forta. Duket se pritja ndaj vaksinës do të zgjasë, e secili prej nesh duhet të mësohet me këtë mënyrë jetese të re. Gjatë izolimit, dëshira ishte tejet e madhe për të dalë jashtë, e madje shpesh janë thyer edhe rregullat. Ka edhe nga ata që kanë menduar të gdhendin një tatuazh, duke i dhënë një domethënie më speciale, pas muajve të tërë në izolim.
Shpesh gjatë fillimit të pandemisë, ishte dëgjuar premtimi se pas dy javëve mund të përfundojë masa e izolimit dhe t’i kthehemi realitetit. Duke marrë shkas nga kjo gjë, një qytetar ka vendosur që të bëjë tatuazh në dorën e tij.
Ai e ka shfaqur këtë në emisionin ‘Sonte në T7’. Në emision ishte i ftuar Lul Raka, i cili pohoi se kishte pasur premtime të tilla në fillim. “Në normalitet kthehemi vetëm pas zbulimit të vaksinës”, tha ai.