Monedha evropiane ka regjistruar vlera në rritje për gjatë tërë kësaj jave që lamë pas duke e mbyllur atë në kuotën e 124.4 lekë, me një rritje totale prej gati 1 pikë që nga dita e hënë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, Paundi britanik është monedha që ka fituar më shumë pikë gjatë kësaj jave, rreth 2 pikë që nga fillimi i saj duke kapur nivelin e 142.15 lekë ditën e premte.
Dollari amerikan gjithashtu ka ndjekur një linjë pozitive gjatë periudhës së 4-8 majit duke u rritur me gati 2 pikë për gjatë tërë kësaj jave teksa është këmbyer në fund të saj me 114.83 lekë.
Franga zvicerane është rimëkëmbur gjatë kësaj periudhe duke ndjekur një linjë në ngjitje çdo ditë të javës teksa e ka mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 118.26 lekë. /SCAN