Stil

E zuri gjumi dhe humbi emisionin, ja si kishte vepruar Gentian Zenelaj

               Publikuar në : 15:12 - 15/03/19 marsela

Të drejtosh një emision mëngjesi është sa i bukur, po aq dhe i vështirë. Gentian Zenelaj ka ndarë me fansat e tij dhe jo vetëm, në emisionin “Club FM”, një detaj pikant.

Ai u  rrëfye se emisioni që ai prezantonte në radio ishte 7 me 9, dhe i duhej të zgjohej shumë herët. Por një ditë e kishte zënë gjumi, dhe për të nxjerrë Gentin nga situata, kolegu i tij ka hequr fishën e transmetimit që të mos dëgjohej në të gjithë Shqipërinë. Për të kishte qenë mjaft e vështirë, pasi ishte zgjuar në orën 07:45, por situatën e kishte kaluar me mjaft sportivitet.

“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit, dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit, dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio, thashë në mikrofon pra “siç po thosha”, që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”, tha Genti.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT