E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
10 C
Tirana

E zënë gafil/ Pse dështoi Amerika të parandalonte katastrofën në Pearl Harbour

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Nga: Robert Lyman “History Extra”

Në gjysmën e dytë të vitit 1941, Shtetet e Bashkuara e dinin se Japonia po përgatitej për luftë në Paqësorin Perëndimor dhe Azinë Juglindore. Tokio kishte nevojë të siguronte materiale për operacionet e saj ushtarake në Kinë, dhe kryesisht për naftë, kallaj, boksit dhe gomë.

Por Uashingtoni nuk ishte në dijeni të detajeve përfundimtare të këtyre planeve. Natyrisht, strategët amerikanë e dinin, se një sulm japonez do të synonte kryesisht kolonitë holandeze dhe britanike në Azinë Juglindore, pasi pikërisht aty gjendeshin lëndët e para që kërkonin japonezët, për të realizuar ndezur ambiciet e tyre perandorake.

Dhe strategët e dinin gjithashtu se prania ushtarake e SHBA-së në Filipine, do të shkaktonte në një moment përplasje mes 2 vendeve. Praj prej disa kohësh, ishte e qartë se Japonia po mendonte të zhvillonte një luftë në shkallë të gjerë në disa fronte.

Regjimi ekspansionist i Perandorit Hirohito, u kishte rënë “daulleve të luftës” në Azi, qëkur Japonia pushtoi rajonin kinez të Mançurisë në vitin 1931, dhe kishte filluar operacionet ushtarake diku tjetër në Kinë në vitin 1937. Bota pa akokohe një Francë të poshtëruar, t’i nënshtrohej kërkesave të Tokios në gadishullin e Indokinës në qershorin e vitit 1940.

Ajo ishte ndërkohë dëshmitare e Paktit Tripalësh më 27 shtator 1940, me kombet agresore fashiste evropiane, Gjermaninë dhe Italinë. Për më tepër, Uashingtoni kishte dijeni mbi planet e Japonisë për një luftë të mundshme, sidomos nëse Shtetet e Bashkuara ose fuqitë koloniale evropiane, nuk do ta lejonin Tokion të furnizohej me lëndët e para, për të zhvilluar luftën e saj në Kinë.

Kriptografët amerikanë, kishin arritur të thyenin kodet e shifruara të korrespondencës diplomatike japoneze. Por SHBA-së, nuk i shkoi kurrë ndërmend se çfarë do të ndodhte para orës 7.50 të mëngjesit të 7 dhjetorit 1941, dhe se planet e Tokios për një pushtim të përgjithshëm të rajonit, do të përfshinin edhe një sulm parandalues ndaj Flotës amerikane të Paqësorit në Pearl Harbour.

Teoritë e mëvonshme, që sugjeronin se Ruzvelti kishte asnjë dijeni për sulmin e afërt, dhe nuk mori asnjë masë parandaluse të, për të lehtësuar hyrjen e SHBA-së në Luftën e Dytëbotërore, nuk mbështetet në dëshmi historike. Ato shërbejnë thjesht për të lënë mënjanë mangësitë në planifikimin ushtarak amerikan, të cilat i dhanë mundësi japonezëve të ishin shumë efektivë në sulmin e tyre mbi Pearl Harbour.

Dhe një pretendim i tillë, hidhet poshtë shumë shpejt. Në të njëjtën kohë me sulmin ndaj Pearl Harbour, japonezët nisën një sulm ndaj Malajës britanike, që çoi në rënien e Singaporit brenda 10 javësh. Sulmi japonez ndaj interesave koloniale perëndimore në Azinë Juglindore, ishte njëlloj në mos më shumë katastrofik për Britaninë sesa Shtetet e Bashkuara, dhe nuk mirëpritej nga askush në Londër apo Uashington.

Për Britaninë, nevoja për të luftuar në dy fronte, ishte po aq e papritur sa kishte qenë surprizuese për strategët ushtarakë, edhe sulmi më i rëndë ndaj flotës amerikane në Pearl Harbour. Shtetet e Bashkuara, ishin në dijeni të shumë elementëve të mendimit politik në nivelet e larta drejtuese në Japoni, pasi kishin arritur të thyenin kodin kryesor diplomatik të vendit, i njohur si “Shifra e Purpurt” në një operacion të koduar me emrin “Magjia”.

Qeveria dhe ushtria japoneze përdornin shumë kode të ndryshme, por “Shifra e Purpurt”, ishte e vetmja që zotërohej plotësisht nga kriptografët amerikanë. Kodi detar, JN25b, ishte zbuluar vetëm pjesërisht në kohën kur avionët japonezë, po bëheshin gati të bombardonin flotën amerikane të Paqësorit.

Gjithçka që dinte presidenti Ruzvelt dhe sekretari i tij i shtetit, Kordell Hall, mbi planet japoneze ishte ajo që mund të merrnin nga udhëzimet e përgjithshme që gjenerali Hideki Tojo, kryeministri i vendit, i dërgonte ambasadorit të tij në Uashington.

Tokio kishte hartuar një urdhër lufte më 5 nëntor, dhe kishte marrë një vendim konkret më 29 nëntor 1941, duke e konfirmuar atë para Perandorit Hirohito më 1 dhjetor. Këto data njiheshin për Uashingtonin. Triumfi i madh i Japonisë në gjysmën e dytë të vitit 1941, ishte mbajtja fshehur e planit për të goditur fort në Pearl Harbour, në rast se do dështonin negociatat për të siguruar ambiciet e saj politike në Azi.

Dështimi kryesor i Amerikës, ishte nënvlerësimi i armikut. Në vetëdijen ushtarake amerikane, nuk pati asnjëherë një shqetësim se mund të ndodhte ndonjëherë një bombardim i madh nga armiku, të paktën pa shumë paralajmërime. Ndërkohë japonezët tentuan, dhe ia dolën të kryenin të pamendueshmen.

Në kohën e sulmit, shumë prej sistemeve standarde kundërvepruese të disponueshme për forcat amerikane në Hauai, ishin ç’aktivizuar ose nuk funksiononin. Një grup radarësh të prodhuar nga britanikët, ishin instaluar në Oahu për të paralajmëruar një sulm të mundshëm ajror.

Ato funksionuan, por lajmi se shumë avionë po udhëtonin drejt ishujve nga ana e veriut, u hodh poshtë nga shtabi drejtues në Pearl Harbour, që ishte duke pritur që grup avionësh Flying B-17 të mbërrinte nga Kalifornia po atë mëngjes. Ideja që 350 avionë sulmues, do të sulmonin në vend 5.470 km larg Japonisë ishte absurde.

Në anijet e Flotës së Paqësorit, armëve kundërajrore u ishte hequr municioni. Ndërkohë si ditë e diel që ishte, askush nuk ishte në detyrë për t’i aktivizuar ato. Në tokë, vetëm një pjesë e vogël armësh kundërajrore ushtrisë, ishin furnizuar me municion. Pra kaq të pakta cilësoheshin nga amerikanët shanset e një sulmi ajror japonz.

Tokio e dinte se anijet amerikane, ktheheshin gjithnjë në Pearl Harbour për fundjavë. E vërteta e thjeshtë ishte se askush, të paktën nga pala amerikane, nuk kishte asnjë të dhënë se Pearl Harbour ishte gati të sulmohej. Nuk pati asnjë komplot. Në Uashington, pati thjesht një mungesë të madhe të planifikimit, por edhe një naivitet në lidhje me atë që mund të shkaktonin ambiciet ushtarake të Japonisë, me pushtimin prej saj të Azisë Juglindore.

Njëkohësisht, nga ana japoneze, një operacion ushtarak dinak, dhe i ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer, arriti pikërisht atë që kishin menduar planifikuesit e tij:parandalimin e ndërhyrjes së Flotës Amerikane të Paqësorit në zgjerimin perandorak të Tokios në jug-perëndim./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut, bilanc tragjik nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut  ka regjistruar 33 viktima me koronavirus, 946 persona të infektuar si dhe 789 persona të shëruar në 24 orët e fundit. Të...

Denaj: Shqiptarët nuk kanë ku t’i harxhojnë paratë për shkak të pandemisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka folur për buxhetin e vitit 2021. E ftuar në emisionin “Open”, ministrja është përplasur me pedagogen...

A do të mbyllemi pas 2 javësh? Brataj sqaron situatën

Komuniteti Teknik i Ekspertëve, deklaroi sot se do të mbeten në fuqi masat e deritanishme, por që mund të ndryshojnë në varësi të situatës...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Gjermania po përpiqet deri në minutën e fundit për hapjen e negociatave

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Adebahr, tha të mërkurën (02.12) në konferencën e rregullt në Berlin se po punojmë me intensitet...