Politikë

“E vuri me shpatulla pas muri”, gazetari: Rama ka tentuar të më mbyllë emisionin

               Publikuar në : 22:24 - 15/04/19 Enno

Gazetari dhe moderatori i njohur i emisionit të “Pa Ekspozuarit” Ylli Rakipi i ftuar mbrëmjen e sotme në programin “A Show” në News 24 tregon marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, marrëdhënie e cila ka përfunduar së fundmi në gjykatë, pasi Rakipi e ka kundërpaditur për cenim imazhi.

Por pse gjithë kjo situatë? Gazetari thotë hapur se një gjë e tillë ka ndodhur pasi Rama ka dashur ta kontrollojë atë ashtu siç ka bërë me shumë gazetarë të tjerë. Rakipi thotë se është sulmuar vazhdimisht nga kryeministri që pas ai “e vuri me shpatulla pas muri” në një intervistë. Po ashtu pranoi ndër të tjera se Rama ka tentuar t’i mbyllë programin e tij në tv.

“Me të gjitha llojet e presionit e ka provuar, deri tek pronari këtu ku jemi e kam parë presionin që atij i bëhet. Në vend tjetër ku isha e kam parë presionin me një tip Koçi Xoxe që mban nga pas, njeriu për mediat Fuga, ky është njeriu që ndërtonte strategjinë tek tv tjetër më ngritën një kurth që të mos vinin njerëz nga mazhoranca. Është një përpjekje që ai do t’i ketë të gjitha, të ketë për vete edhe mediat.

Edi Rama ka blerë mediat dhe gazetarë të rëndësishëm të vendit. Në një intervistë që e pata në studio nisi edhe përplasja ime me të. Nuk bëra gjë tjetër mblodha vetëm premtimet e bëra nga Rama në mandatin që shkoi. I kërkova edhe program për tani këtë katërvjeçar, por që sigurisht ai nuk kishte program, më solli një si revistë me ngjyra. Rama ndërton strategji për të mbajtur njerëzit nën kontroll, këtë donte të bënte edhe me mua”,- tha Rakipi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT