E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

E vranë dhe e hodhën në humnerë, policia gjen trupin e biznesmenit te zhdukur 

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha është gjetur i pajetë në malin e Dajtit. 43-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen prej dy javësh, dhe se ishte një denoncim i ardhur nga familjarët e tij që ka vënë në lëvizje policinë. Hoxha është vrarë me armë zjarri, dhe më pas trupi i tij i është hedhur në humnerë.

Viktima është gjetur pas një aksioni të policisë, që është kryer këtë të shtunë me qen të kërkimit të gjurmës, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe dhjetëra forca të Policisë së Tiranës. Biznesmeni 43-vjeçar kishte humbur kontaktet me familjarët që me 20 tetor. 4 ditë më vonë, djali i tij kishte bërë denoncimin në polici, ndërsa rasti u bë publik për mediat të premten. Policia ka gjetur një xhup, pantallona dhe disa sende të lyera më gjak të Hoxhës.

Ngjarja

Ruzhdi Hoxha ka qenë në një bar kafe në Kamzë me dy persona të tjerë, miq të tij. Njëri prej tyre është Fredi Rrushi, person me precedent penal dhe i kërkuar nga Interpol Roma për trafikim të lëndëve narkotike. Fredi Rrushi, para hetuesve ka pranuar se ka qenë në një kafe me të dhe mikun tjetër. Pas kafes, ka deklaruar ai, Ruzhdiu i ka kërkuar që ta dërgonte me makinën e tij deri në Fushë Mëzez, për arsye ende të pa qarta. Sipas tij e ka dërguar atje dhe më pas është larguar. Nga ky moment, ka thënë Rrushi, nuk ka asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me fatin e biznesmenit. Për të qenë bindës, Rrushi ka përmendur edhe disa emra kontaktesh që ka pasur me persona të tjerë, të cilët sipas tij janë provë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Fredi Rrushi është prangosur nga policia, përkohësisht, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Për të akoma nuk ka një vendim gjykate për ekstradim në vendin fqinj. Ditën tjetër, policia ka shoqëruar personin tretë që ka qenë në lokal me biznesmenin dhe më shumë se dhjetë persona të tjerë, pjesa më e madhe të njohur dhe familjarë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...