E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

E vrau policia apo bashkëpunëtorët?/Krimet e Rënda nuk lejojnë familjen të tërheqë trupin e Muratajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka lejuar familjen të tërheqë nga morgu i Tiranës trupin e pajetë të Admir Muratajt. Raportohet se ky ngërç vjen pas dyshimeve që Prokuroria ka për vrasjen e Muratajt, nëse është ekzekutuar nga policia apo nga bashkëpunëtorët e tij në grabitjen e parave në Rinas. Kërkesa për ekspertizë mjeko-ligjore është bërë nga prokurori Arenc Çela.

Burimet zyrtare ende nuk kanë dhënë një informacion të saktë se nga kush është qëlluar Murataj, por raportohet se ai ka qenë më agresivi ndaj policisë.

Kërcënon vëllai i Admir Muratajt: Ja kush e hodhi në rrugë trupin (foto)

Tashmë hyrja dhe dalja e furgonit të bardhë të grabitësve me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është fiksuar nga kamerat e sigurisë. E gjithë grabitja ka nisur në orën 14:40 minuta, në momentin kur ndërroheshin turnet e stafit të aeroportit.

Viktima Admir Murataj është njohur nga bashkëshortja dhe familjarët e tij, të cilët mëngjesin e kësaj të mërkure ishin pranë morgut të Tiranës.

Dalin pamjet/ Momenti kur gruaja identifikon në morg trupin e Admir Muratajt

Murataj me banim në Prezë është nga Tropoja, dhe prej disa vitesh ishte në kërkim për disa nga grabitjet më të bujshme të parave në Shqipëri. I ndjeri, gjatë jetës së tij ka përdorur edhe identitete të rreme, kërkohej edhe nga drejtësia greke, si i arratisur nga burgu i Trikallës 6 vjet më parë, ku ishte dënuar për vjedhje bankash me armë.

Profili i vrasësit/Grabitësi me 15 emra që vodhi dje 10 milionë euro dhe 3 blinda para 4 viteve

Pas arratisjes, u kthye në Shqipëri ku nisi një seri grabitjesh që kishin si objektiv bankat dhe transportimin e parave të tyre. Ekspertiza ligjore tani është duke verifikuar se kush e vrau grabitësin.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...