Kronikë

E vrau dhe e groposi në kopshtin pranë shtëpisë/Të burgosurit dhunojnë babain e Anxhelinës

               Publikuar në : 11:07 - 11/01/19 M. S

52-vjeçari shqiptar i cili vrau me duart e tij vajzën, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan, është dhunuar në ambientet e burgut. Aleko Petro është dhunuar në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari ishte dërguar aty, pasi gjykata greke e la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve. Raportohet se të burgosurit e kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, duke e sulmuar për vrasjen e vajzës së tij, Anxhelina Petro.

Ka qënë avokati i autorit të krimit makabër që ka përcjellë lajmin, ndërsa ka shtuar më tej se ai është transportuar për trajtim mjekësor në spital.

Sipas avokatit, 52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike. Ai tregon se Aleko i kishte rrëfyer që ka frikë për jetën e tij. Shqiptari ka thënë se u sulmua egërsisht, dhe ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas.

Aleko ka pranuar që dhunoi për vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një emigrant afgan.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT