E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

E vra*ë me thikë pas shpine për pazaret e dro*ës, shqiptari me precedentë penal

Një 26-vjeçar shqiptar me banim në Itali ka nderruar jetë, pasi është goditur me thikë pas shpine për pazaret e drogës. Atjon Lopci, i riu shqiptar që u plagos një ditë më parë ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra. Viktima Atjon Lopci iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë, por plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë pas shpine ishin shumë të rënda.

Sipas asaj që raportojë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona. Autorët janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura, për shkaqe hetimi.

Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra, derisa është rrëzuar në hyrje të një lokali. Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit, dhe është transportuar me urgjencë në spital.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...