E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila

Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë në kampin e djathtë, duhet gjykuar edhe se cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi në kampin e majtë.

Nëse Basha është pjesë e një skenari me gjasme të përjashtimit të Berishës, nuk do të vonojë që kjo të kuptohet nga publiku. Le të thotë sa të dojë Berisha për komplotin Rama-Basha, ky popull ka aq nuhatje sa të dallojë estradën nga tragjedia.

Në rast se kemi të bëjmë me komedi, atëhere PD-ja do të kishte më sukses në mbledhje votash sesa Aleanca Për Teatrin por natyrisht shumë më pak sesa i duhen të vijë në pushtet.

Por nëse largimi i Berishës është real, atëhere qeverisja e majtë do të vihet në vështirësi serioze.

Pavarësisht memeve dhe përpjekjeve për t’i bërë qesharakë, pavarësisht mungesës së testimit sesa aftësi qeverisëse kanë, fytyrat e Rushajt, Tabakut, Dumës apo të tjerëve që bejnë pjesë në rrethin e Bashës, janë portrete të papërfolura për korrupsion.

Që nga ky moment Rama do ta ketë të vështirë të mbrojë disa nga bashkëpunëtorët e tij të përfolur dhe do të jetë i detyruar për rrokada të tyre me figura të pastra dhe nga bota akademike. Do ta pranojë këtë revolucion në mentalitet ai? Me siguri që po, nëse nuk do humbjen.

Pas ketij momenti do të fillojë realisht për Ramën beteja politike dhe dobësia e Bashës në përplasje direkte me rivalin e tij, kompensohet nga lodhja e pushtetit.

Kur do vijë kjo përplasje, varet nga sjellja e Berishës por në rastin më të llogjikshëm pas dy vjetësh, në zgjedhjet lokale. Trendi i tyre do japë të kuptojë nëse PD-ja dhe Basha janë bërë të besueshëm për njerëzit dhe të rrezikshëm për socialistët, apo Rama vazhdon të jetë oferta më e mirë.

Lexo edhe :   E Djathta Ekstreme, Kosova dhe opozita Berisha e opozitës Basha
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...