E veshur si infermiere, Bleona Qereti bën vaksinën kundër Covid-19 (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti e cila jeton në SHBA, ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ ku ka treguar edhe spitalin në SHBA.

Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë COVID -19 vaksinë për tu marrë në konsideratë. Është koha për ta mundur atë një herë e mirë”, ka shkruar Bleona.

Qereti është shprehur mirënjohëse ndaj bluzave të bardha, të cilët i ka konsideruar heronj.

Shërbimi juaj vetëmohues ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këto periudha të vështira. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, u shpreh ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)