E diel, 31 Maj, 2020
18 C
Tirana

E vërteta e hidhur që maskon ulja fiktive e papunësisë

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Nga: Klodian Tomorri

Instituti i Statistikave raportoi se papunësia në Shqipëri shënoi në tremujorin e dytë të vitit, nivelin më të ulët historik duke zbritur në 11.5 për qind. Sipas INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, papunësia në vend ka rënë me gati 1 pikë të plotë përqindje, ndërsa numri i të punësuarve është rritur me 3.4 për qind.

Por a është ekonomia duke përjetuar ‘boom’ punësimi ashtu siç sugjerojnë në pamje të parë shifrat e INSTAT? Përgjigja është jo. Përkundrazi, Shqipëria ka hyrë në një krizë të paprecedentë punësimi.

INSTAT përdor dy burime për të matur indikatorët e tregut të punës. Burimi i parë është Anketa e Forcave të Punës. Kjo anketë realizohet përmes një sondazhi që kryhet në rreth 8 mijë familje në shkallë vendi.

Përgjigjet e marra nga ky kampion familjesh, përgjithësohen në shkallë vendi dhe më pas INSTAT përllogarit shkallën e papunësisë dhe atë të punësimit në ekonominë kombëtare. Kjo është anketa, nga e cila nxirret dhe shkalla zyrtare e papunësisë.

Por veç anketës, ka dhe një burim të dytë për matjen e numrit të punësuarve. Ai është treguesi që del nga të dhënat administrative. Çdo tremujor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore raportojnë tek INSTAT numrin e të punësuarve të regjistruar që paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

Për shkak se nuk ka asnjë biznes, që të dorëzojë listëpagesa fiktive dhe të paguajë taksa për punonjës që nuk ekzistojnë, burimi administrativ është e dhëna më e besueshme dhe më e sigurtë e tregut të punës.

Veçanërisht nëse pastrohet nga të punësuarit në fshat të sektorit bujqësorë, të cilët për shkak se nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat, nuk figurojnë në listëpagesat e tatimeve.

Por çfarë ka ndodhur me numrin e të punësuarve në vend? Në harkun kohor qershor 2018- qershor 2019, numri i të punësuarve nga bizneset private jo bujqësore u rrit me vetëm 5 mijë vetë. Pra nga 504 mijë vetë që ishte në qershor 2018, shifra e të punësuarve në qershorin e këtij viti arriti në 509 mijë vetë. Ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, numri i të punësuarve nga bizneset private jo bujqësore u rrit me vetëm 1 mije vetë.

Kjo është një nga rritjet më të ulëta të punësimit në histori. Në harkun kohor të dy viteve parardhës, pra në periudhën qershor 2016-qershor 2017 dhe atë qershor 2017-qershor 2018 numri i të punësuarve në ekonominë shqiptare sipas burimit administrativ është rritur respektivisht me 69 mijë dhe 35 mijë vetë.

Sipas INSTAT, në një vit forca e punës në shkallë kombëtare rritet mesatarisht me 30 deri në 35 mijë vetë, për shkak të të rinjve që mbushin për herë të parë moshën e punës. Nëse përgjatë të njëjtës periudhë kohore, bizneset private shtojnë vetëm 5 mijë vende të reja pune, atëherë pjesa tjetër e të rinjve që hyjnë për herë të parë në forcën e punës, i shtohen armatës së të papunëve në vend.

Edhe pse në vitet e para kjo rritje reale e numrit të të papunëve mund të mos shfaqet në shifrën zyrtare të papunësisë që kap Anketa e Forcave të Punës, ajo është aty.

Prej gati një vit e gjysmë, ekonomia shqiptare nuk po prodhon më vende të reja pune. Një pjesë e ngadalësimit dramatik në rritjen e të punësuarve në vend mund të jetë e lidhur me mbylljen e lojërave të fatit. Por edhe nëse përllogaritet ky efekt, sërish rritja e punësimit mbetet ndër më të ulëtat në histori, duke reflektuar ndoshta edhe ngadalësimin e rritjes ekonomike veçanërisht në gjysmën e parë të këtij viti. Dhe pavarësisht se Anketa e Forcave të Punës raporton uljen e papunësisë në nivelin më të ulët historik, ky është vetëm një mirazh. E vërteta është se bizneset nuk po shtojnë më vende të reja pune, dhe ky është një problem, jo i vogël për ekonominë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ulet numri i rasteve të reja, bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 11 raste janë...

Temperaturat e larta/ Ekspertët paralajmërojnë: Britania do bëhet më e nxehtë se Maroku

Mediat britanike shkruajnë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton temperatura më të larta se Maroku. Sipas The Sun, vendi po përjeton majin më të...

Lezhë/ Sekuestrohen lëndë narkotike dhe mijëra euro, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar në Lezhë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Policia kishte marrë informacion se në një automjet po transportohej lëndë narkotike...

Kriza ekonomike pas pandemisë/ Basha takim me Dhomën e Tregtisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas koronavirusit...

Nuk i tremb as koronavirusi, britanikët “pushtojnë” plazhet

Edhe pse është një ndër vendet më të prekur nga koronavirusi në Evropë, shtetasit e Britanisë vijojnë të thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. Temperaturat...
WhatsApp KONTAKTO TT